Shenjat e horoskopit që nuk e harrojnë kollaj ish-in e tyre!
Demi
Ata e kanë të vështirë të heqin dorë nga dikush që duan. Ata nuk hyjnë lehtë në një marrëdhënie, por kur e bëjnë, e japin plotësisht veten. Është shumë e vështirë për ta që të harrojnë ish-in e tyre, aq lehtë sa priret ta bëjë ky i fundit. Demat e vuajnë shumë ndarjen
Peshorja
Ata janë njerëz shumë zemërmirë që mund të kthehen me ish-in e tyre, edhe nëse ky i fundit qan me lot krokodili. Ata nuk mund të bëjnë dallimin mes të vërtetës dhe mashtrimit lehtësisht, kështu që ish-i i tyre mund të përfitojë prej tyre më vonë, duke i lënë Peshoret plotësisht të hidhëruar.
Peshqit
Ish-ët e tyre vazhdojnë të kthehen sepse nuk mund të rrinë dot pa Peshqit. Kjo shenjë e horoskopit është shumë e dashur, e zgjuar dhe shumë intuitive. Ata janë të shkëlqyer në marrëdhënie. Kështu që ish-ët e tyre pendohen që i lanë dhe përpiqen të kthehen sërish. Disa pothuajse ia dalin, por Peshqit janë shumë të kujdesshëm me zemrën e tyre. Ata nuk do të lejojnë askënd ta thyejë atë lehtësisht.
Virgjëresha
Nëse u jepet një shans i dytë, ata përpiqen të korrigjojnë gabimet e tyre. Virgjëreshat e dinë se edhe pse arrijnë perfeksionin në të gjitha aspektet e jetës, nuk mund ta arrijnë atë në marrëdhënie. Prandaj, ata përpiqen me këmbëngulje ta bëjnë ish-in e tyre t’i kujtojë dhe të kthehen së bashku. Gjithçka që duan është një shans i dytë në marrëdhënie.
Gaforrja
Ata hidhëohen shumë, kur dikush ndahet me ta, Ata i japin përparësi dashurisë në shkallën më të lartë dhe janë shumë të kujdesshëm, mbështetës dhe të dashur ndaj kujtdo. Ka shumë mundësi që ata të rikthehen me ish-in, sikur asgjë të mos ketë ndodhur.
(Kosova Sot Online)