Katër shenjat e horoskopit që urrejnë të injorohen nga të tjerët
Luani
Nuk është çudi që Luanët kryesojnë këtë listë! Luanët duan që të gjithë sytë të jenë drejt tyre. Çfarëdo që ata bëjnë, bëhet për vëmendje. Atyre nuk u intereson nëse vëmendja është e mirë apo e keqe, përderisa është vëmendja. Ata do të bëjnë gjithçka për të tërhequr njerëzit drejt tyre dhe duan të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Dashi
Njerëzit e lindur në shenjën e Dashit duan që të tjerët t’i vlerësojnë dhe të festojnë arritjet e tyre. Sigurisht, ata janë ambiciozë dhe të vendosur dhe nuk duan të jenë gjë tjetër veçse më të mirët, por gjithashtu duan që dikush t’i shtyjë dhe të bëjë zhurmë për arritjet e tyre!
Binjakët
Binjakët janë mjaft social. Ata duan që dikush të jetë me ta gjatë gjithë kohës. Ata e urrejnë idenë për të qenë vetëm ose për të bërë gjëra që kalojnë pa u vënë re. Ata duan shoqërinë e të tjerëve dhe duan që njerëzit t’i rrethojnë dhe t’i duan pa kushte.
Akrepi
Akrepët besojnë se njerëzit duhet të tërhiqen automatikisht prej tyre. Ata duan që njerëzit të intrigohen dhe të magjepsen nga personaliteti dhe atmosfera e tyre misterioze. Pra, ata nuk mund të durojnë kur dikush i injoron ose i trajton në një mënyrë të zakonshme.
(Kosova Sot Online)