20 gjëra që dallojnë një zonjë nga vajzë e zakonshme
Disa nga njerëzit i konsiderojnë rregullat e mirësjelljes si diçka e modës së vjetër apo e kaluar. Sidoqoftë, sjellja e mirë asnjëherë nuk del nga moda. Nëse dëshironi të merrini në konsideratë, duhet të keni kujdes tek gjërat që mund të rrënojnë pamjen tuaj prej një zonje të vërtetë.
“Bright Side” ka përcaktuar një listë të gjërave që janë mëse të gabuara e që një zonjë e vërtetë nuk duhet t’i bëjë. Zbatojini dhe gjithnjë do të keni përshtypje të mirë.
Të visheni me artikuj të kualitetit të ulët dhe brende fals
Nuk e keni patjetër të investoni një pasuri të tërë në veshje apo aksesorë ekstrem të shtrenjtë. Mundohuni të qëndroni sipas buxhetit tuaj dhe me brende të pranueshme për ju, pa qenë nevoja të ndjekni brendet e shtrenjta botërore. Por asesi mos u mashtroni në artikuj të rremë apo fallco.
Të bëni gabime të modës
Zgjidhni llojin e caktuar të veshjes dhe kombinojeni sipas modës, asesi mos bëni eksperimente me diçka që nuk ju shkon për nga stili.
Të rrini shtrembër në zyrë
Një gabim tjetër që duhet ta shmangni është të qëndroni e shtrembëruar në ambient pune. Mundohuni që të keni qëndrim të drejtë prej një zonje të vërtetë.
Të mos kujdeseni për veten
Një zonjë e vërtetë e do veten e saj dhe përkujdeset për pamjen. Ajo pëlqen sportin, mirëmban dietë të shëndetshme, kujdeset për lëkurën e saj dhe konsultohet me specialistë për shqetësime të ndryshme rreth trupit.
Aplikimi i tepruar i grimit
Nëse kujdeseni mirë për lëkurën tuaj, atëherë do të jeni edhe në gjendje të mirë, pa pasr nevojën të maskoheni me grim të tepruar. Qëndroni sa më natyrale.
Të jetë e bezdisshme
Një zonjë e vërtetë di të kontrollojë shprehitë e saj negative – nëse ka ndonjë. Ajo asnjëherë nuk e hjek nervozën duke prekur flokët e saj apo duke shkundur këmbën ose çfarëdo gjesti që mund të rrënojë pamjen e saj. Një zonjë e vërtetë gjen kohë për të menaxhuar gjithçka.
Përfundimi i supës
Të përfundoni gllënjkën e fundit të supës duke e gëlltitur të tërën me gjithë pjatë. Kjo nuk është aspak e hijshme, madje një zonjë e vërtetë e lë lugën e fundit, sado e shijshme të jetë supa.
Të jetë e pasjellshme dhe të bëjë thashetheme
Të jetë e pasjellshme, e vrazhdë dhe shpërndarja e fjalëve pas shpine, nuk i takojnë fare një zonje të vërtetë.
Të flasë dhe qeshë me zë të lartë
Është shumë me rëndësi maturia e zërit tuaj. Të flisni dhe qeshni me zë të lartë nuk i takon aspak personalitetit tuaj prej një zonje të vërtetë. Pa marrë parasysh a flisni me një fëmijë, plakë të vjetër apo person zyrtar, mbani tonin e njejtë të zërit.
Të grindeni
Një zonjë e vërtetë i ka të njohur opinionet e saja pa pasur nevojë të ushtrojë presion mbi të tjerët. Ju nuk keni nevojë të detyroni dikë të pranojë idetë dhe mendimet tuaja apo jo?
Të hani duke ecur në rrugë
Rregullat e mirësjelljes theksojnë faktin se kur bëhet fjalë për të ngrënë ju duhet të uleni në tavolinë. Ngrënja në rrugë është gjest i pahijshëm.
Të jeni tepër e sinqertë
T’ia hapni zemrën një të panjohuri nuk i takon aspak një zonje të vërtetë. Përkundrazi, ju duhet të komunikoni sa më pak detajet mbi jetën tuaj private, punën apo ndjenjat.
Të vishni take të larta të bardha
Një palë take të tilla mund të vishen ose me një fustan të bardhë të dasmës ose me një fustan të bardhë veror. Ju mund të zgjedhni nuancën nudo apo bezhë për ta përshtatur me veshjen tuaj.
Të jeni me vonesë
Një zonjë e vërtetë e ka të njohur faktin se më shumë se 15 minuta nuk është e hijshme të vonohet, pa marrë parasysh a është takim zyrtar apo personal. Ajo di të vlerësojë kohën dhe njerëzit.
Të lërë ombrellën të hapur për t’u tharë
Ky është një gabim shumë i zakonshëm. Asnjëherë mos e leni ombrellën të hapur për tharje. Mbyllni ombrellën para se të futeni në një ndërtesë, shkundeni ujin e mbetur dhe mblidheni.
T’i përgjigjeni teshtimës së dikujt me “Shëndet”!
Disa njerëz iu përgjigjen teshtimës së tjerëve duke thënë “shëndet”, mirëpo kjo u thuhet vetëm personave të afërt dhe familjarëve. Në raste tjera, thjeshtë injoroni këtë sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Të mos vishni çorape të holla
Sipas rregullave të mirësjelljes në ambient pune, një zonjë e vërtetë duhet të mbajë gjithnjë çorape të holla me fund apo fustan. Madje edhe në ditët më të nxehta. Nëse është shumë nxehtë, atëherë më mirë të vishni pantallona dhe të evitoni fundet e fustanet.
Të refuzoni ushqim dhe pije të ofruar nga një mikpritës
Një zonjë e vërtetë asnjëherë nuk refuzon ndonjë pije apo ushqim që i ofrohet asaj. Është në rregull nëse nuk e përfundoni ushqimin apo vetëm e shijoni pijen, por asnjëherë mos ua mohoni nderin.
Të vallëzoni me flokë lëshuar
Mbani mend se gjatë vallëzimit duhet t’i keni flokët e mbledhura dhe asnjëherë mos vishni take të larta për të mos i lënduar vallëzuesit tjerë. Një zonjë e vërtetë kujdeset për shëndetin dhe sigurinë e të tjerëve.
Të fryni mbi ushqimin e nxehtë për ta ftohur
Është e papranueshme të fryni tek ushqimi juaj, pasi një zonjë e vërtetë pret pak deri sa të ftohet vetvetiu. Që ta ndihmoni procesin e ftohjes, përzieni pak me lugë.
(Kosova Sot Online)