4 gjërat që burrat i vënë re, por kurrë nuk ua thonë grave

  • E.k /
  • 28 September 2022 - 09:00
4 gjërat që burrat i vënë re, por kurrë nuk ua thonë grave

Ndoshta burrat nuk iu duken aq romantikë, pasi në përgjithësi ata nuk i shprehin emocionet e tyre, por duhet të dini se ata vënë re edhe ato gjëra që ju nuk i mendoni e madje mund t'i pëlqejnë ato. 

Duke qënë se ata gjithmonë duan të mbajnë statusin e gjinisë dominante, ata përpiqen të mos e shfaqin edhe kur ka gjëra që vërtetë iu bëjnë përshtypje tek gratë kur bëhet fjalë për detaje.

1.Aroma.
Çdo njeri ka aromën e tij karakteristike që është e pavarur nga parfumet, era e shampos apo solucioneve të tjera. Te femrat kjo aromë është një nga elementët që tërheq më tepër burrat dhe që i bën për vete.

2.Flokët e lagura.
Ndonëse për vajzat flokët e lagura janë një problem për të cilin duhet të kujdesen, për burrat ato janë një aspekt që i bën për vete dhe i nxit fantazi të shumta. Për më tepër lidhen me freskinë dhe gjërat e bukura që vijnë pas dushit.

3.Bluzat e gjera.
Burrat i adhurojnë vajzat që veshin bluzat apo këmishat e tyre gjatë natës që kalojnë te ta. Është një ndjesi intimiteti që i bën të ndihen të sigurt për lidhjen me vajzën në fjalë.

4.Qukat.
E çuditshme, por e vërtetë, burrat i preferojnë shumë gratë që kanë quka, pasi mendojnë se ato janë shumë të adhurueshme. Ndonëse femrat përpiqen t’i fshehin qukat, meshkujt po rebelohen dhe kërkojnë t’i shohin ato më shumë te partneret e tyre.

(Kosova Sot Online)