A e dini se pse personat e lindur në nëntor janë të veçantë?

  • E /
  • 07 November 2022 - 12:28
A e dini se pse personat e lindur në nëntor janë të veçantë?

Për personat që kanë ditëlindjen në nëntor duhet të dinë se janë me shumë fat, pasi edhe vetë shkenca e konfirmon këtë.

Studimet e bëra nga Universiteti i Chicikagos kanë zbuluar që foshnjat e lindura në vjeshtë kanë më shumë të ngjarë të bëhen njëqind vjeç.

Ngjarje e rëndë në Turqi, nëna braktis foshnjën në rrugë, gjendet nga një infermiere! E ushqen me gji, por e vogla vdes pas disa orësh

Ata që kanë lindur në mars, maj ose korrik kanë më pak gjasa të jetojnë deri 100.

Lulja e tyre e lindjes është krizantema, e cila simbolizon gëzimin dhe optimizmin.

Lulja pëlqehet shumë në kulturën japoneze dhe besohet se vendosja e një petaleje të vetme në fundin e gotës suaj të verës do t’ju japë një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Të lindurit në këtë muaj, e ndajnë ditën e lindjes me disa VIPA shumë të famshëm.

Bebet e nëntorit ndajnë muajin e tyre të lindjes me fytyra të famshme si Scarlett Johstson, legjendari Leonardo DiCaprio, Ryan Gosling, Emma Stone, Josh Duhamel dhe Mattheë McConaughey.

Ata janë ose Akrep ose Shigjetar në shenjën e horoskopit.

Nga fillimi i muajit deri më 21 nëntor klasifikohen si Akrepi pasionant, kurse të gjithë të tjerët janë Shigjetari dhe ata janë shpirtra bujarë me një sens humori.

Të dyja shenjat e zodiakut ndajnë një forcë në karakter.

Gurët e tyre të lindjes janë citrini dhe topazi.

Citrina e verdhë e artë, e njohur si perlë e optimizmit dhe topazi kristal me ngjyra, që shpesh njihet me hijen blu, thuhet se kanë energji energji shëruese dhe qetësuese.

Foshnjat e vjeshtës janë të destinuar të jenë atletikë.

Megjithëse gjenet luajnë patjetër një faktor, nivelet e larta të vitaminës D gjatë një shtatëzënie që zgjat deri në vjeshtë, thuhet se i japin fizikut të tyre forcë.

Një studim i botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Mjekësisë Sportive përmendi individë të lindur në vjeshtë, veçanërisht ata të lindur në tetor dhe nëntor, si më të shpejtë dhe më të aftë fizikisht.

Të lindurit në nëntor kanë më pak gjasa që të vuajnë nga depresioni.

Sipas hulumtimeve në SHBA, personat që kanë lindur në nëntor kanë shkallën më të ulët të depresionit klinik, ndërsa foshnjat në pranverë e kanë më të lartë

Ata kanë një rrezik më të ulët për disa sëmundje.

Sipas hulumtimeve nga Universiteti i Oksfordit, bebet në nëntor kanë nivelin më të ulët të prekjes nga skleroza e shumëfishtë.

Studimet tregojnë gjithashtu se ata vuajnë më pak nga problemet e zemrës ose kancerit të mushkërive.

Djemtë e lindur në këtë muaj kanë më shumë të ngjarë të jenë mëngjarashë.

Sipas hulumtimeve nga Gjermania, meshkujt e lindur në mes të nëntorit dhe fillimit të dimrit ka shumë gjasa të jenë mëngjarashë për shkak të niveleve të larta të testosteronit.

Kjo mund të vonojë zhvillimin e hemisferës së majtë të fetusit.

Ata mund të jenë pjesë e ‘bumit’ të Fëmijëve të Ditës së Shën Valentinit.

Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar treguan se Dita e Shën Valentinit, për arsye të kuptueshme, ka ndikuar në numrin e foshnjave të nëntorit.

Pas këtij shkrimi mund t’i planifikoni fëmijët që të lindin në nëntor.

(Kosova Sot Online)