Lexoni edhe:
Sabri Fejzullahu për Adelina Ismailin: Ikona e zemrave tona
Kur Gemma Arterton u paraqit në Festivalin e filmit në Venedik, të gjithë sytë ishin të drejtuar kah këmbët e saj tepër të gjata, të kësaj aktoreje britanike. Megjithatë, për këmbët e saj muskulore dhe për kofshët e forta, të formësuara, nuk janë meritorë vetëm gjenet e mira dhe orët e kaluara në palestër. Sekreti qëndron te sandalet ngjyrë të artë metalike, me rrip rreth nyjës, të cilat përshtaten me formën e këmbës dhe i bëjnë ato që të duken më të holla.
Dhe, Gemma nuk është e vetmja që e ka zbuluar këtë sekret të sandaleve, por atë e kanë përdorur edhe shumë femra të tjera të Hollivudit. Victoria Beckham, Shirley Fernandez Versini, Rosie Huntington Whiteley dhe Penelope Cruz janë ndër adhurueset e tjera të këtyre sandaleve. Sekreti qëndron te dy rripa të hollë - një në nyjë, e i dyti mbi gishta. Ata janë aq të hollë, saqë mezi vërehen, për çka e krijojnë iluzionin e këmbëve të zbathura, duke i bërë këmbët që të duken më të gjata, deri në 12 cm.
Sabri Fejzullahu për Adelina Ismailin: Ikona e zemrave tonaLexoni edhe:
Ngjyra e artë është më glamuroze sesa ajo bezhë, apo e lëkurës, por përkundër kësaj përshtatet mirë me të gjitha tonet e lëkurës. Si rezultat i kësaj, rripat nuk e ndërpresin linjën e këmbëve, prandaj janë përgjegjëse për krijimin e iluzionit optik të këmbëve të gjata. Femrat me një trup më të madh shpesh evitojnë sandalet me rripa, meqë kanë frikë se ato mund t'i bëjnë të duken më të trasha. Nëse bëni pjesë në këtë kategori të zonjave, atëherë ju këshillojmë që ta përzgjidhni modelin me ngjyrë lëkure, të përafërt me ngjyrën e lëkurës tuaj.
(Kosova Sot Online)