
Lexoni edhe:
Ja pse nuk po e shohim në seriale aktoren e njohur
Edhe pse për shumicën prej nesh aplikimi i grimit paraqet një rutinë të përditshme, nganjëherë i shpërfillim rregullat themelore, të cilat ndikojnë në dukjen tonë dhe në përshtypjen që e lëmë tek të tjerët. Këto janë rregullat themelore të aplikimit të grimit, sipas ekspertëve
Ja pse nuk po e shohim në seriale aktoren e njohurLexoni edhe:
BAZA
Baza kurrë nuk aplikohet direkt në lëkurë dhe para saj gjithmonë duhet të aplikohet serumi ushqyes ose kremi hidratues.
NUANCA E PUDRËS
Nuanca e përshtatshme e pudrës zgjidhet duke e aplikuar një sasi të madhe të saj mbi mjekër dhe në drejtim të qafës. Nuanca e përkryer është ajo që është e ngjashme me ngjyrën natyrale të lëkurës suaj.
KORREKTORI
Papërsosmëritë assesi nuk duhet të fshihen me sasi të mëdha të pudrës, për këtë shërben korrektori. Vetëm në këtë mënyrë fytyra juaj do të duket e shëndetshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, e bukur, ndërsa ngjyra do të jetë e njëtrajtshme.
TË KUQTË
Të kuqtë gjithmonë aplikohet në pjesën më të lartë të mollëzave, e pas kësaj me lëvizje qarkore me brushë të përshtatshme shpërndahet anash, në drejtim të veshëve.
(Kosova Sot Online)