Shenjat e horoskopit që asnjëherë nuk e dini se kur janë seriozë dhe kur bëjnë shaka
Janë mjeshtër të sarkazmit, do t’ju turbullojnë mendjen në çast!
Njerëzit që janë sarkastikë shpesh hasin në mendime të ndara.
Ndërsa disa e konsiderojnë sarkazmin si karakteristikë të njerëzve inteligjentë dhe qeshin deri në lot me komentet e tyre, nuk është sekret se ka edhe nga ata që e përjetojnë negativisht.
Shpesh ngatërroheni me ta nuk e dini kur janë, apo edhe nëse janë fare seriozë dhe njerëzit sarkastikë e shijojnë pikërisht këtë.
Ja cilat janë shenjat në të cilat njerëzit e tillë lindin më shpesh:
Akrepi
Jo të gjithë mund ta kuptojnë sensin e tyre të humorit.
Mund të përmbajë një konotacion mjaft më të thellë që nuk është qesharak për të tjerët, është i pazakontë dhe ndonjëherë i errët.
Megjithatë, njerëzit që e kuptojnë këtë mënyrë argëtimi i adhurojnë Akrepat dhe qeshin me ta derisa të qajnë!
Ata janë shumë të fshehtë dhe e konsiderojnë sarkazmin një armë të fuqishme.Akrepat shpesh e dinë që e teprojnë dhe me një deklaratë sarkastike godasin aty ku dhemb më shumë.
Shigjetari
Shigjetari konsiderohet si një nga shenjat më të relaksuara të horoskopit. Ai është gjithmonë i gatshëm për një shaka, sidomos në llogari të tij, por shpesh e di që shkon shumë larg.
Shumica i konsiderojnë vërejtjet e tyre të mprehta për të kaluar kufirin e shijes së mirë, por ata kurrë nuk kanë qëllime të këqija.
Vetëm se ndonjëherë nuk dinë të ndalojnë në kohë dhe u pëlqen të përdorin sarkazmin kur dikush i pengon.
Bricjapi
Bricjapi nuk duket si shakaxhi, por natyra e tij e ftohtë shpesh di të mashtrojë.
Sarkazmën e shfaq më së shumti kur është i rrëmbyeshëm ose i zemëruar. Se a ju përgjigjet kaq “lehtë” nuk jeni aspak të sigurt nëse vërtet donte apo jo diçka të tillë…
Përveç kësaj, Bricjapi beson se duke shtuar ironinë në diskutim, mund ta qetësojë situatën, ndaj pikërisht për këtë i pëlqen të përdorë sarkazmin.
(Kosova Sot Online)