Femra kujdes: Ngjyrat për flokë përmbajnë kemikate të rrezikshme, që shkaktojnë kancerin
Fabrika nga Lidsi në Britani të Madhe, "Green Chemicals", ka bërë një hulumtim dhe thekson se ngjyrat për flokë përmbajnë kemikate, që mund të reagojnë në kontakt me tymin e cigares dhe të jenë shkaktarë të kancerit. Substancat kimike gjenden në të gjitha ngjyrat, depërtojnë në lëkurë, me muaj e me vite.
Në kombinim me tymin e cigares dhe avujt e tjerë nga ajri shndërrohen në "N-nitrozamina" të rrezikshme, që njihet se shkaktojnë kancerin dhe janë të ndaluar në kozmetikë. Profesori David Lewis, një nga autorët e studimit, thekson se 'nuk është i sigurt për sasinë e N-nitrozaminë-s që formohet", por se ekziston rreziku potencial. Nga "Green Chemicals", planifikojnë që në treg të dalin me prodhime "ultra të sigurta", që nuk kanë mundësinë e reaksionit kimik. Në vitin 2010, Komisioni Evropian ka ndaluar 22 llojeve të ngjyrave për flokë, si pasojë e rrezikut të pranishëm për kancer në fshikëzën e urinës.
(Kosova Sot Online)