Ky iluzion optik zbulon nëse truri juaj po punon nën ose mbi mesataren – a shihni një njeri mes kokrrave të kafesë?

  • E.k /
  • 25 August 2023 - 08:28
Ky iluzion optik zbulon nëse truri juaj po punon nën ose mbi mesataren – a shihni një njeri mes kokrrave të kafesë?

Një iluzion optik që i mahniti të gjithë.

Kjo enigmë do t’ju zbulojë gjendjen e gjysmës së djathtë të trurit tuaj duke u bazuar në kohën që do të shpenzoni për ta zgjidhur atë.

Do ta zbuloni nëse është:

 më e zhvilluar se mesatarja,

mesatarisht e zhvilluar,

punon pak më ngadalë,

ka nevojë për një stërvitje për të “funksionuar”.

Gjithçka që duhet të bëni është të shikoni nga afër foton dhe të gjeni fytyrën e njeriut të fshehur në kokrrat e kafesë!

Mënyra se si ne shohim një iluzion optik tregon shumë për mënyrën se si funksionon truri ynë.

Dihet se njerëzit me anën e majtë më të zhvilluar të trurit janë zakonisht më analitikë dhe më logjikë në krahasim me ata, ana e djathtë e të cilëve është “në formë më të mirë”.

Ata janë intuitivë dhe kureshtarë.

Pra, shikoni mirë foton dhe “matni” sa kohë ju duhet për të gjetur fytyrën e njeriut në foto!

A keni arritur të gjeni ‘fytyrën e fshehur’? Këtu është zgjidhja!

Ekspertët thonë se nëse keni arritur të shihni fytyrën e një burri brenda tre sekondave, ana e djathtë e trurit tuaj është shumë më e zhvilluar se mesatarja!

Nëse, nga ana tjetër, ju deshën nga tre sekonda deri në një minutë, ju jeni mesatar.

Nëse enigma ju merr 1-3 minuta për ta zgjidhur, ana e djathtë e trurit tuaj është e ngadaltë për të përpunuar informacionin.

Së fundi, nëse edhe tre minuta nuk do t’ju mjaftonin, do të ishte mirë të filloni të “ushtroni” trurin dhe perceptimin tuaj me këto lojëra truri. Performanca juaj është nën mesataren!

(Kosova Sot Online)