Maska që zbut dhe ushqen flokët e ashpër të vjeshtës

  • E.k /
  • 29 September 2023 - 09:14
Maska që zbut dhe ushqen flokët e ashpër të vjeshtës

Shiu dhe lagështia janë armiqtë më të këqij të flokëve tuaj. Sekreti i bukurisë natyrale të flokëve fshihet pas maskave të përgatitura vetë. Tharësja dhe piastra gjithashtu janë faktorë që thajnë dhe ashpërsojnë flokët.

Provoni t’i përkëdhelni flokët tuaj duke përgatitur një maskë që do t’u kthejë shkëlqimin e humbur.

Përbërësit:

-50 gr kos

-2 lugë kafeje mjaltë

-1 limon

-Aroma juaj e preferuar (p.sh vaj esencial portokalli)

Përgatitja:

Në një tas shtrydhni lëngun e limonit, shtoni mjaltin dhe kosin: përziejini mirë dhe nëse aroma s’ju pëlqen, shtoni pak nga aroma juaj e preferuar. Lëreni të qëndrojë në frigorifer: pasi t’i keni larë flokët, aplikojeni këtë maskë me krehër ose majat e gishtave. Lëreni të pushojë për 10 minuta në flokë, më pas shpëlajini. Flokët tuaj do të jenë të butë dhe të mëndafshtë.

(Kosova Sot Online)