Si ta kuptoni nëse dikush ju do sipas shenjës së tij astrologjike

  • E.k /
  • 09 October 2023 - 15:51
Si ta kuptoni nëse dikush ju do sipas shenjës së tij astrologjike

Nëse doni të keni një jetë sentimentale sa më të bukur, zgjidhni partnerin që ju përshtatet. Ja si e shpreh secili dashurinë.

Dashi. Personat e kësaj shenje janë shumë të duruar dhe dinë t’i shprehin ndjenjat e tyre edhe para njerëzve. Për të fituar atë që duan atyre nuk ju intereson çfarë mund të bëjnë. Për ta çdo gjë për të thënë “Të dua” është e lejuar.

Demi. Një person i kësaj shenje të përkëdhel në maksimum. Ai mundohet të ofrojë kënaqësi edhe me dhurata, gatime apo fjalë të ëmbla. Një dem është nga ata që mund të të sjellin edhe një palë pizhame të bukura kur jeni sëmurë, apo mund të bëjnë çmos për t’iu çuar diku që pëlqeni.

Binjakët. Një person i kësaj shenje i thotë hapur ato që mendon dhe që ka nevojë. Ai hapet me atë që do dhe tregon çdo detaj. Kur ndihet mirë me të ai tregohet i gatshëm të bëjë gjithçka.

Gaforrja. Kur një person i kësaj shenje dashurin, ai e merr atë që do kudo dhe e prezanton me familjen e miqtë. Natyra e tyre nostalgjike dhe sentimentale e bën të jetë edhe me romantik me gjestet.

Luani. Personat e kësaj shenje janë më të dashurit dhe i kanë të qarta ato që ndiejnë. Nëse kujdesen për ju dhe lënë edhe diçka tjetër pas dore për t’iu qëndruar pranë tregon se ju duan me zemër. Një luan të do vërtet edhe kur arrin të kërkojë falje dhe nuk qëndron i ftohtë ndaj debateve.

Virgjëresha. Personat e kësaj shenje bëjnë lista për të gjitha arsyet për të cilat e duan dikë dhe e shprehin këtë në një moment. Kur dashurojnë vërtet sytë ju shkëlqejnë dhe janë të qeshur.

Peshorja. Një person të kësaj shenje mund ta kuptosh që të dashuron nga siguria e tij. Kur nuk ndihen të sforcuar për të marrë një vendim apo kur nuk ndihet konfuzë do të thotë se ndiejnë për atë që kanë pranë.

Akrepi. Një person i kësaj shenje bën të pamundurën për të mos i shprehur ndjenjat, por ama po të jesh i kujdesshëm e kupton kur dashurojnë. Në këto raste ata bëjnë deklarata kontradiktore.

Shigjetari. Kur këta persona dashurojnë çdo gjë ju shkruhet në fytyrë. Ju mund ta ndieni nga mënyra sesi ju prek dhe sa kujdeset për çdo detaj.

Bricjapi. Një person i kësaj shenje është i matur dhe merr kohë për ta shprehur dashurinë. Ju mund ta kuptoni që ai ju do kur t’iu ofrojë më shumë kohë dhe vëmendje. Duke qenë tradicionalë, ata presin pak para se ta thonë me fjalë “Të dua”.

Ujori. Një person i kësaj shenje që është i dashuruar bëhet avokati më i mirë i atij që do. Ai ka zemër të madhe dhe bën çdo gjë që tjetri të ndihet sa më mirë. Në disa momente ujori nuk ngurron as të bëjë surpriza.

Peshqit. Ju mund ta kuptoni se një person i kësaj shenje ju dashuron, kur fillon t’iu lejojë të futeni në ëndrrat dhe mendimet e tij kreative. Nga ana tjetër ai do ju bëjë të qeshni gjithë kohës dhe nuk do ju lëndojë.

(Kosova Sot Online)