Si të shmangësh shpërqëndrimet dhe të kryesh gjithë detyrat e ditës në kohë rekord
Sa herë të ka ndodhur të mbetesh mbrapa me punët e tua e t’i shtysh për kushedi sa ditë, vetëm se je shpërqëndruar? Psikologët mendojnë se të planifikuarit veprimet tona më herët do të ndihmojë me një sens organizimi të gjërave dhe 4 hapa specifikë.
Kupto çfarë ndikon në shpërqëndrimin tënd: shumicën e kohës faktor kryesor i shpërqëndrimit është një parehati psikologjike që na largon vëmendjen. Për të qenë i/e përqëndruar të duhet t’i dalësh dhimbjes përballë (në një farë mënyre) dhe kjo arrihet duke vendosur një qëllim dhe duke mos hequr dorë nga ajo që ke vendosur pavarësisht se çfarë ndodh.
Jepi vetes kohë për gjërat që do t’i bësh vërtet: Planifiko edhe pasionet e tua njësoj siç bën me punët dhe detyrat. Ka rëndësi të bësh veten të lumtur sa më shumë të mundesh.
Mos lejo shpërqëndrimet e jashtme të panevojshme të të ndikojnë: Këtu po flasim për pajisjet digjitale, por edhe për atë kolegun/kolegen që nuk pushon së foluri. Menaxho ata për të qenë i/e lumtur.
Vendos pakte me veten: Psikologët thonë se paktet dhe premtimet ndaj vetes rezultojnë të suksesshme për shumicën e atyre që i provojnë. Vendos një çmim për ta motivuar veten dhe për ta bërë gjithçka më të lehtë.
(Kosova Sot Online)