Pse nuk duhet t’u hedhim vaj flokëve gjatë verës? Bëjnë më shumë dëm sesa dobi

  • E /
  • 29 June 2024 - 17:33
Pse nuk duhet t’u hedhim vaj flokëve gjatë verës? Bëjnë më shumë dëm sesa dobi

Floktarët zbulojnë këshilla për kujdesin e flokëve

Shumica e femrave vendosin maska dhe vajra të ndryshme në flokët e tyre kur shkojnë në plazh. Një prej tyre është vaji i ullirit.

Në këtë mënyrë ato besojnë se flokët e tyre do të mbrohen nga rrezet e diellit, sepse qëndrimi i gjatë jashtë në ditë të nxehta mund t’i dëmtojnë kutikulat e flokëve. Si pasojë e këtij dëmtimi, flokët do të humbin hidratimin e duhur, gjallërinë dhe pigmentin e nevojshëm!

Cila është e vërteta?

Kur gratë vendosin vaj ulliri në flokët e tyre, ato thjesht skuqin flokët si dhe lëkurën. Të gjithë vajrat tërheqin nxehtësinë dhe asnjë vaj nuk është i mirë për t’u përdorur në flokë.

Ka shumë produkte që mund të përdoren për të mbrojtur flokët, madje edhe një llak i thjeshtë regjenerator spërkatës është më i mirë se çdo vaj.

Kur bëhet fjalë për maskat natyrale të flokëve, shumë gra i zgjedhin ato. Nuk është çudi, duke qenë se në rrjetet sociale mund të gjenden këshilla të shumta. Një prej tyre është maska me vaj kokosi.

Megjithatë, floktarët preferojnë kondicionerët të lihen 5 minuta, sepse vaji i kokosit mund t’i ngjitë flokët dhe shumë gra nuk i lajnë siç duhet.

(Kosova Sot Online)