Lexoni edhe:
Elsa Lila sot po feston përplot hare
Disa njerëz e kanë të qartë me veten e tyre se kur janë gati të japin dorëheqjen nga një vend pune. Ata i shkojnë direkt në zyrë shefit/es, u lënë një afat vetëm dyjavor dhe më pas marrin gjërat e tyre dhe largohen pa dhënë shumë shpjegime. Por, ky tipar është dallues sidomos për të lindurit e këtyre tre shenjave të horoskopit që japin dorëheqje nga puna pa “notuar” më parë në ujëra të qeta të diskutimeve dhe marrëveshjeve, pra thjesht largohen!
Elsa Lila sot po feston përplot hareLexoni edhe:
Shigjetari
Të lindurit e kësaj shenje nuk janë tipa që rrinë gjatë në një punë të mërzitshme dhe pa motivim. Ata duan lirinë, duan të bëjnë gjërat e tyre, pavarësisht angazhimeve në punë, e nëse kjo e fundit u kthehet në pengesë, Shigjetarët largohen menjëherë. Personaliteti i kësaj shenje bën që ata të japin dorëheqjen pa u ndjerë fajtorë. Në momentin që ata ndjejnë se janë të mbingarkuar dhe kuptojnë që puna u merr pjesën më të madhe të kohës dhe jetës së tyre, Shigjetarët bëjnë gjithë përpjekjet e mundshme për të gjetur ekuilibrin, duke u fokusuar në mirëqenien personale absolute.
Ujori
Ujorët dinë se ku fillojnë punë, janë shumë të vëmendshëm ndaj përshkrimit të detyrave dhe objektivave, pra ata nuk bëjnë asnjë përpjekje shtesë për të bërë detyra apo gjëra të tjera.
Të lindurit e kësaj shenje heqin dorë nga një punë, teksa janë në pritje të diçkaje më të mirë. Ata dinë si të kursejnë energjinë e tyre në gjetjen e një karriere për të cilën duan të përkushtohen shumë, jo vetëm për pjesën e të ardhurave financiare, por edhe për kënaqësinë që marrin në çdo ditë të punës së tyre.
Peshqit
Peshqit janë shumë të turpshëm për të lënë një punë, ndaj ata thjesht zvogëlojnë përpjekjet për të pasur performancë më të mirë. Kjo shenjë ka qasje disi më të pranueshme për karrierën, por nëse ndihen të mbingarkuar apo të nënvlerësuar në një ambient pune, ata bëjnë çdo lëvizje për të mbërritur te dorëheqja.
Por, në dallim nga dy shenjat e tjera, Peshqit bëjnë largime nga puna pa shumë bujë, në heshtje. Kjo mënyrë i bën ata të ndihen më të përmbushur, por mbi të gjitha kjo është një qasje që i përshtatet shumë personalitetit të tyre.
(Kosova Sot Online)