Lexoni edhe:
Vildanes iu duket vetja 'xhevahir'
Të gjithë duam të dimë të fshehtën që qëndron pas aromës sa më të gjatë të parfumit.
Më shumë se sekret, ato që ju ndihmojnë janë disa ndryshime të zgjuara. Vazhdoni të lexoni dhe zbulojini këshillat tona.
Hidratimi është arma më e fortë
Parfumet nuk e kanë shumë qejf lëkurën e thatë. Edhe në verë edhe në dimër, mënyra më e thjeshtë që ju mund të siguroni që aroma e parfumit të zgjasë në kohë, është që të hidratoni lëkurën tuaj. Përdorni krem pa aromë të fortë, apo aplikojeni parfumin sapo të dilni nga dushi dhe do të shihni ndryshim.
Vildanes iu duket vetja 'xhevahir'Lexoni edhe:
Zonat ku spruconi parfumin kanë rëndësi
Ekspertët francezë të parfumeve nuk thonë kot që parfumin duhet ta vendosni pranë zonave të pulsit. Pra tek kyçet, qafa madje edhe tek pjesa e brendshme e brrylave, pasi janë të ngrohta dhe e bëjnë aromën e parfumit më të dallueshme.
Nëse jeni duhanpirës si t’ia bëni
Tymi i cigares qëndron jo vetëm në rroba por edhe në lëkurë dhe është shumë kokfortë. Por edhe personat që konsumojnë cigare e duan një zgjidhje. Sigurisht e para që të vjen në mendje është që të lësh fare cigaren, por për ata që duan ta vazhdojnë të konsumojnë duhan mund të provojnë alternativën pa tym, IQOS. Kjo alternativë pa tym, u jep mundësi duhanpirësve që të shmangin më shumë dëme, por edhe aromën. Kjo pajisje lëshon aerosol, kështu shpërbëhet në ajër dhe nuk mbetet. Duke iu dhënë një mundësi që parfumi juaj të ndihet, në të njëjtën kohë ju bëni një zgjidhje më pak të dëmshme.
(Kosova Sot Online)