Një puthje në ballë është më e mirë se sa miliona puthje në buzë
Një puthje është një truk i dizajnuar nga natyra që të ndalojë një fjalim kur fjalët bëhen të tepërta”, Ingrid Bergman
Ka një magji të madh në një puthje dhe njerëzit e adhurojnë atë, transmeton lajmi.net.
Ne puthemi që të themi përshëndetje, ditën e mirë, të shfaqim dashuri dhe gjithashtu edhe për fat të mirë. Puthja kënaq trupin dhe shpirtin dhe na mban të lidhur dhe forcon lidhjen tonë.
Akoma njerëzit mund të përdorin puthjet në mënyra të ndryshme, dhe ka shumë lloje të puthjeve si ajo gjentile dhe e gjatë, një puthje në mënyrë të befasuar, puthje në qafë, në vesh, ballë, puthje franceze e shumë të tjera.
Puthjet në ballë janë shumë të fuqishme, ato komunikojnë diçka të thellë se sa një atraksion erotik apo thjesht një përshëndetje, shkruan healthy food house.
“Puthja në ballë demonstron një emocion të fortë të intimitetit.”
Ato janë shumë më shumë personale se sa puthjet në buzë dhe ka 8 arsyeje pse puthja në ballë është një mënyrë shumë e mirë për ndikim:
Një puthje në ballë tregon adhurim, një mënyrë për të thënë “mendoj se jeni i/e mrekullueshëm”, apo “jeni perfekt”.
Është një mënyrë shumë e mirë që të komunikoni pa fjalë.
Një puthje në ballë tregon dashuri dhe kujdes dhe ju bënë të ndiheni të mbrojtur dhe të sigurtë.
Kur partneri juaj vjen nga puna dhe ju puth në ballë, tregon që ishte duke menduar për ty gjatë gjithë ditës.
Mbështet një lidhje emocionale, pa treguar atë seksuale.
Është një mënyrë e mirë që të tregoni afërsi bë publik pa marrë shumë vëmendje.
Tregon respektin dhe kujdesin tuaj.
Një puthje në ballë mund të bëjë shumë gjëra, po gjithashtu është puthja më e ëmbël që mund ti jepi apo merrni nga dikush.
Puthja në ballë është puthja më e fuqishme, ajo që ju bënë të ndiheni të dashur dhe nën kujdesie.
(Kosova Sot Online)