Cilat shenja të horoskopit janë më rebelet?

  • A.P /
  • 09 August 2024 - 15:12
Cilat shenja të horoskopit janë më rebelet?

Për disa njerëz, stili i jetës nuk ka asnjë surprizë apo të papritur!

Ata respektojnë orarin e punës, pëlqejnë disa aktivitete të rehatshme dhe mbrëmja i gjen pranë fëmijëve apo familjes.

Ndërsa, për disa syresh të tjerë, ka gjithmonë angazhime të guximshme, thyerje rregullash e plot hapa të tjerë si këto që i bëjnë thjesht personat më rebelë që njihni.

 

Ja cilat janë këto shenja të horoskopit që aspektin rebel e kanë tipar të personalitetit të tyre.

Dashi

Kjo shenjë Zjarri është e njohur për qëndrimin kokëfortë dhe përpjekjen e patrembur për të pohuar vullnetin e vet kudo dhe kurdo. Me fjalë të tjera? Është e vështirë t’i thuash një Dashi “jo”! Ata nuk dëgjojnë askënd përveç vetvetes dhe shpesh i shtyjnë kufijtë me qëllim.

Rebelimi i Dashit është shpesh i drejtpërdrejtë dhe konfrontues, duke u shfaqur si një vendosmëri e ashpër për të udhëhequr dhe sfiduar të tjerët. Në punë, Dashit i pëlqen të injorojë rregullat nga ato të kodit të veshjes te mënyra e punës, për t’i qëndruar besnik rregullave të veta, shkruan Bustle.

Shigjetari

Në çdo moment mund të vini bast se një Shigjetar është pas çdo situate rebelimi. Ata e jetojnë jetën në maksimum, prandaj nuk do t’i kapni kurrë me nerva. Në kërkim të lirisë personale dhe jo vetëm, një Shigjetar ka gjithmonë arsye për të lënë punën, për të lëvizur sipas dëshirës ose për të bërë një udhëtim vetëm.

Ndërkohë që shumëkush “kapet” pas pasigurive duke gjetur gjithmonë arsye për të mos ndërmarrë hapa, kjo shenjë e di që siguria nuk është kurrë çështje kaq serioze. Në marrëdhënie, Shigjetari vlerëson pavarësinë dhe shumë prej tyre janë beqarë të lumtur dhe kjo për ta nuk është aspak problem.

Ujori

Ujori është sinonimi i rebelimit dhe kjo karakteristikë është e rrënjosur thellë në planetin e tij sundues, Uranin. I njohur si planeti i revolucionit dhe ndryshimit, Urani është gjithmonë kundër tradicionales dhe rrymës.

Të lindurit e kësaj shenje sfidojnë shpesh normat shoqërore dhe nuk e kanë problem të mendojnë jashtë kornizave. Kjo është arsyeja pse ata janë shpesh në vijën e parë të protestave dhe marshimeve. Në jetën e përditshme, të qenit Ujor përkthehet në vënien në dyshim të autoritetit në punë, duke “përqafuar” të kundërtën dhe linjën që nuk ka lidhje me kompaninë apo drejtuesit.

(Kosova Sot Online)