horoskopi
Dashi

Mars 21 - Prill 20

Horoskopi vjetor, 2024

Gjatë këtij viti do të jeni shumë aktivë dhe do dini ta shfrytëzoni si duhet energjinë që do t’iu japin yjet. Do ndiheni gjithmonë të fortë, ambiciozë, të guximshëm dhe më të sigurt për hapat që duhet të hidhni. Më në fund do ta kaloni periudhën e pikëpyetjeve të shumta dhe dyshimeve dhe pasi të keni reflektuar gjatë do ndiheni më të sigurt për të hedhur hapa. Për sa i përket çështjes së ndjenjave, ju do të dashuroni, por edhe do të urreni fort. Shkurti do jetë muaji kur do preferoni të qëndruar paksa vetëm, por më pas do riktheheni me pasion në lidhjen që keni. Si për çiftet ashtu edhe për beqarët priten edhe surpriza, sidomos në prill. Në punë, muajt e parë nuk do iu ecin siç e kishit menduar. Gjërat do bëhen shumë ngadalë, megjithatë nuk do iu mungojnë idetë. Më pas situata do të rregullohet, ju do të motivoheni dhe do arrini ku doni. Shëndeti do të ketë ulje dhe ngritje. Stresi dhe lodhja do jenë ato që do sjellin disa probleme, por asgjë serioze. Këshillohuni me miq e të afërt pasi do t’iu ndihmojnë. Financat do përmirësohen goxha pas muajit maj. Disa këshilla të vyera që iu japin yjet për këtë vit janë: Kujdesuni për veten, dëgjojini të tjerët dhe mos u tregoni të ashpër me veten tuaj!