Poeti dhe politikani francez për Skënderbeun: Hero, politikan dhe mbret i shqiptarëve
Në faqen n°314 të librit me titull "Histoire de la Turquie II - Historia e Turqisë II", të poetit, romancierit, dramaturgut dhe politikanit të njohur francez, Alphonse De Lamartine, botuar në Paris në 1862, gjejmë një përshkrim të veçantë për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut "Dars (Klos), Mat - Albania", e ka sjellë për publikun shqiptar: "Skënderbeu nuk ishte vetëm një konspirator gjakatar, një dezertor i pabesë, një vrasës nokturn; ai ishte gjithashtu një hero dhe një politikan. Ai e pa stuhinë që kishte tërhequr në vendin e tij, dhe u betua ndaj popullit të tij që të shlyejë krimin e tij deri në fund. Disa mijëra shqiptarë, më të kaliturit, u vendosën prej tij, si më parë grekët në Termopilët (Termophyles), që t'i bllokonin ushtrisë osmane grykën e ngushtë dhe të thellë që ngrihet nga Maqedonia në Epir.
(Kosova Sot)
(Kosova Sot)