Bebja, gjëja e fundit që i bije në mend
"Kam përgjegjësi si gruaja e dikujt"
Margot thotë se, për momentin, nuk është e gatshme për t'u bërë nënë, por këtë gjë nuk e përjashton në një të ardhme të largët. Ajo thotë se e kanë vështirë të kujdesen për qentë, e lëre më për fëmijët.
Aktorja hollivudiane Margot Robbie, 28 vjeçe, është shprehur sinqerisht rreth martesës së saj me burrin Tom Ackerley, si dhe rreth planeve për amësi. Duke hijeshuar ballinën e numrit më të ri të revistës "Porter", aktorja e nominuar për Oskar flet si rrallëherë rreth jetës së saj personale me skenaristin e bukur. Margot u martua me britanikun Tom, 28 vjeç, në një ceremoni intime në vitin 2016. 'Të jesh e martuar është shumë argëtuese, sikur jeta ka marrë një shije të re', thotë Margot, duke vënë në pah shpirtin e saj të dashur e të lirë. Megjithatë, biondina e bukur më pas shprehu një ton më filozofik rreth lumturisë bashkëshortore me burrin e bukur. 'Kam përgjegjësi si gruaja e ndokujt që jam, dua që të jem më e bukur', thotë ajo. Ajo nuk hezitoi që të fliste as për planet e saj për t'u bërë nënë. Ndoshta do t'ju zhgënjejmë, por ajo thotë se bebet janë gjëja e fundit që i bien në mend. Burri i saj, në ndërkohë, sapo ka blerë një këlysh të pitbullit.
Së shpejti atë do ta shohim në rolin e aktores së vrarë, Sharon Tate
Margot thotë se, për momentin, nuk është e gatshme për t'u bërë nënë, por këtë gjë nuk e përjashton në një të ardhme të largët. Ajo thotë se e kanë vështirë të kujdesen për qentë, e lëre më për fëmijët. Aktorja e "Wolf Of Wall Street" ka vazhduar me ngritje në piedestalin e yjeve më të ndritur në Hollivud, ku së shpejti atë do ta shohim në rolin e aktores së vrarë, Sharon Tate, në filmin "Once Upon A Time in Hollywood". Ajo po ashtu do të paraqitet edhe në rolin e Mbretëreshës Elizabeth I në filmin "Mary: Queen of Scots". Ajo ka arritur shumë prej se është larguar nga qyteti i saj i lindjes, Dalbi, në Kuinslend, Australi. Margot u bë e famshme me serinë "Neighbours", ku ajo luante rolin e nxënëses Donna Freedman, nga viti 2008 deri 2011.
Zor që e ka shoqen diku
Pasi që arriti në skenë si aktore e re, ajo pranon se dieta e saj me "Fruit Loops" i kishte shqetësuar koleget e saj. "Kisha 17 vjet kur fillova dhe nuk njihja askënd në Melburn, ku xhirohej filmi "Neighbours"', thotë ajo. Margot Robbie gjithmonë na ka bërë xheloze me pamjen e saj mbi qilimin kuq, gjë që së fundmi është përshëndetur edhe nga 'Chanel'. Dhe, derisa ajo shkëlqen në faqet e revistës "Porter", përsëri na bind se zor që e ka shoqen diku. Ngjyra bezhë e zbehtë është e preferuar për këtë kohë të vitit. Kjo ngjyrë, falë aktores, pritet që të dominojë edhe sezonin e ardhshëm. Pasi që u vendos në Los Anxheles, Margot bëri bum me rolin e saj në filmin e vitit 2013, "The Wolf of Wall Street", përkrah aktorit të famshëm, Leonardo Dicaprio. Më pas ajo aktroi edhe përkrah kolegut Will Smith, në komedinë e vitit 2015, "Focus", si dhe u paraqit në rolin e gazetares Tanya Vanderpoel, përkrah aktores Tina Fey. Ajo pati edhe role të tjera të mëdha, si Harley Quinn në "Suicide Squad", para se të paraqitej si Tonya Harding, në filmin "I,Tonya".
(Kosova Sot)