Zgjohet nga aksidenti në trafik, i kujtohej vetëm bendi "Beatles"

  • 14 February 2019 - 14:51
Zgjohet nga aksidenti në trafik, i kujtohej vetëm bendi

Boyle bën regjinë e filmit, me një skenar nga Richard Curtis

Në filmin më të ri të Danny Boyle-s, një njeri i quajtur Jack (Himesh Patel) bëhet njeriu i vetëm në botë që mban mend këngët e bendit "Beatles" dhe, ai përfiton me të madhe nga kjo

Lily James, Himesh Patel dhe Kate

McKinnon luajnë rolet kryesore në këtë komedi, në të cilën një njeri zgjohet pas një aksidenti në trafik dhe duket të jetë njeriu i vetëm që di ndonjë këngë të bendit "Beatles". Në filmin më të ri të Danny Boyle-s, një njeri i quajtur Jack (Himesh Patel) bëhet njeriu i vetëm në botë që mban mend këngët e bendit "Beatles" dhe, ai përfiton me të madhe nga kjo. 

Problemet me disa njerëz

Jack, një muzikant, pëson një aksident me biçikletë, pas të cilit përfundon në spital. Pasi të shërohet, meqë sheh se askush tjetër nuk dinte asnjë këngë të bendit "Beatles", fillon që të përfitojë duke pretenduar se këngët e bendit të famshëm ishin të tijat, duke ringjallur "Beatlemaninë" edhe një herë. Ai përdorë këngët, sikur "Yesterday", "Hey Jude" dhe "Let It Be" për të bërë për vete fansat nga e tërë bota. Por, nuk vonon shumë dhe ai hasë në disa probleme me disa njerëz, të cilët pretendojnë se këngët janë të tyre.  

Aktivizimi i Ed Sheeranit

Boyle bën regjinë e filmit, me një skenar nga Richard Curtis. Aty luajnë edhe Lily James, Kate McKinnon dhe Ed Sheeran, në rolin e vetvetes. Pas një pauze muzikore, pas lëshimit të albumit të vitit 2017 me titull simbolik "÷", Sheeran ka dalë përsëri në qendër të vëmendjes pas debutimit në këtë film. James më parë u pa në "Mamma Mia! Here We Go Again" dhe "Little Woods". Filmi "Yesterday" do të dalë në kinema më 28 qershor. 

(Kosova Sot)