Në muajin shtator dy ditë do të jenë të mëdha dhe të bekuara për shqiptarët

  • A.P /
  • 25 August 2020 - 17:48
Në muajin shtator dy ditë do të jenë të mëdha dhe të bekuara për shqiptarët

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Waterbury, Connecticut ka njoftuar se edhe këtë vit do të realizoje festivalin e kulturës shqiptare.

Ky aktivitet i cili këtë vit feston 15 vjetorin e tij do të mbahet në datat 25 dhe 26 shtator.

Gjatë këtyre viteve kanë qene pjesë e këtij manifestimi kulturor shqiptar më shumë se 5 mijë pjesëmarrës.

Festivali ka qene një model për bashkimin e komunitetit dhe kremtimin e vlerave, kulturës traditave dhe rrënjëve shqiptare nëpërmjet muzikës dhe gatimeve tradicionale.

Organizatoret në një njoftim publik kanë sqaruar se Festivali këtë vit do të organizohet konform masave të për ndalimin e COVID-19, duke i ftuar pjesëmarrësit të respektojnë çdo udhëzim.

(Kosova Sot Online)