'No Time To Die' e James Bond merr vlerësime me pesë yje
Filmi i pestë dhe i fundit i Daniel Craig për James Bond, ‘No Time To Die’ apo në shqip ‘Nuk ka kohë për të vdekur’, ka marrë vlerësime pozitive nga kritikët.
Filmi u shfaq në Royal Albert Hall në Mbretërinë e Bashkuar. Pas disa vonesave të shkaktuara nga pandemia Covid.
Në rishikimin e tij me pesë yje të filmit, Kevin Maher i The Times tha se :
“Është më mirë se mirë. Është madhështore.’’
“Craig ka një prezencë karizmatike ,nga hapja e kornizës në atë të fundit dhe ai përkulet me një stil të mrekullueshëm, shpirtëror” tha ai.
Por ndërsa shumica e kritikëve ishin pozitivë, disa sugjeruan që filmi nuk e justifikoi plotësisht kohën e tij të shfaqjes 163 minuta.
(Kosova Sot Online)