![Ja sa me emocion e këndon Gjesti live këngen 'Mora Fjalë'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/12/200x200_Gjesti_Big_Brother_Albania_Vp1739344827.jpg)
Shkurte Fejza i propozon presidentit Begaj ta dekoroj Naim Gjoshin me këtë titull
![Shkurte Fejza i propozon presidentit Begaj ta dekoroj Naim Gjoshin me këtë titull](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/14/auto_Shkurte_Fejza1668449902.gif)
Përmes një shkrimi në llogarinë e saj sociale, artistja e njohur Shkurte Fejza, i ka propozuar presidentit shqiptar, Bajram Begaj që në bazë të kompetencave dhe procedurave të rregullta për ndarjen e dekoratave ta dekoroni me titullin Mjeshtër i Madh Naim Gjoshin kompozitor nga Elbasani, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
"Naim Gjoshi gjatë karrierës së tij për dekada me radhë ka mbledhur motivet popullore të folklorit shqiptar në trevat e Matit dhe të Librazhdit dhe ka kompozuar këngët ma të bukura popullore", ka shkruar Fejza ndër të tjera.
Republika e Shqipërisë
Sh.së Tij z.Bajram Begaj president i Republikës
Bazuar në rregulloret e presidences dhe kompetencat tuaja
P R O P O Z OJ
I nderuar z. President në bazë të kompetencave tuaja por edhe procedurave të rregullta për ndarjen e dekoratave ju propozoj që të dekoroni me titullin Mjeshtër i Madh z.Naim Gjoshin kompozitor nga Elbasani.
Arësyetim:
Z. Naim Gjoshi gjatë karrierës së tij për dekada me radhë ka mbledhur motivet popullore të folklorit shqiptar në trevat e Matit dhe të Librazhdit dhe ka kompozuar këngët ma të bukura popullore.
- Ka bashkëpunuar me shumicën e artistëve shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare jashtë kufijve shtetëror si në Kosovë, Maqedoni dhe Maln të zi.
- Eshtë autor i shumë këngëve epike të cialt kanë frymëzuar luftëtarët e lirisë në Kosovë.
- Eshtë autor i tekstit dhe muzikës së këngës Mora fjalë që i kushtohet Komandantit Legjendar Adem Jashari, këngë që sot dëgjohet dhe këndohet nga të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë në gjithë globin.
- Me 11 prill 2023 do të organizohet nga Bashkia e Elbasanit një koncert recital në pallatin e kulturës në Elbasan me kompozimet kryevepra të autorit z. Naim Gjoshi me artistët më të njohur kombtarë.
Dekorimi me titullin mjeshtër i madh për z. Naim Gjoshi do të nderonte krijimtarinë e Tij, mua personalisht si interpretuese e disa veprave të tij por edhe një varg të madh të artistëve shqiptarë nga të gjitha trojet kombëtare por edhe miliona shqiptarë që i dëgjojnë dhe i këndojnë këto këngë.
Jam e vetëdijshme se kjo nuk është rruga zyrtare për këto iniciativa por shpresoj se mund të shërbej si një nismë për të lëvizur institucionet përkatëse nga Bashkia e Elbasanit dhe Ministria e Kulturës në realizimin e kësaj iniciative.
Me respekt
Shkurte Fejza,
Mjeshtë i Madh
P.S. Ftoj të gjithë artistët dhe bashkëpuntorët e z. Naim Gjoshin t'a përkrahin këtë iniciativë sepse dekorimi i tij e nderon gjithë komunitetin artistik shqiptarë dhe dashamirët e këngës së bukur shqipe.
(Kosova Sot Online)