Me koncertin recital 'Udhët e mia' nderohet kompozitori Naim Gjoshi
Në Teatrin “Skampa” në Elbasan, kompozitori i njohur Naim Gjoshi, u nderua me koncertin recital “Udhët e Mia“, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Orkestra Simfonike nën drejtimin e dirigjentit Armand Broshka, i solli këngët në një stof të ri plot jetë e harmoni, me orkestrime të kohës.
Me këtë rast Gjoshin e nderuan artistët e njohur nga Kosova: Shkurte Fejza, Ilir Shaqiri, Shkodran Tolaj, Besiana Mehmedi, Selami Kolonja të cilët interpretuan disa nga hitet e opusit të tyre muzikor si: "Jam Evropë", “Mora fjalë”, “Poçari” , “Drin bardh e zi”.
Poashtu artisti Ilir Shaqiri u nderua nga Bashkësia e Elbasanit me titullin “Mirënjohja e qytetit”.
"Udhët e mia", koncert i papërsëritshëm në qytetin e bukur të Elbasanit”, ka shkruar Shaqiri.
(Kosova Sot Online)