A e dini çfarë kanë të përbashkët Blerando dhe Xhensila Myrtezaj?
Blerando është një këngëtar i talentuar që premton shumë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Nga debutimi i tij në skenë e deri tani ai ka publikuar disa këngë të realizuara me videoklipe.
Ajo që vihet re përtej interpretimit janë edhe titujt e këngëve.
Njëra prej tyre titullohet "Xhensila" e cila nuk ka të bëj fare me këngëtaren Xhensila Myrtezaj por me kreativitetin e Blerandos.
Ai ka qenë dhe vijon të jetë origjinal dhe me sinqeritetin e tij i ka fituar zemrat e publikut.
Në të gjitha aspektet karakteriale, Blerando e meriton ta fitoj reality shoun ku aktualisht po merr pjesë.
(Kosova Sot Online)