Ndërron jetë regjisorja e njohur Sofie Thaçi-Havolli
Sot në moshën 69-vjeçare është ndarë nga jeta regjisorja dhe make up artistja, Sofie Thaçi-Havolli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e kanë bërë ditur, familjarët e të ndjerës, përmes rrjeteve sociale.
“Ceremonia e varrimit për nanën në ora 12:00 te varrezat në Arbëri (Dragodan), njëkohësisht ju njoftojmë se me porosinë e të ndjerës nuk do të ketë të pame”, bëhet me dije në njoftimin e bërë sot nga djali i saj, Ariani.
Kujtojmë se e ndjera ishte ndër regjisoret e sukseshme në Kosovë me mbi 40 vite përvojë pune në regji dhe medie dhe po ashtu si make up artiste.
(Kosova Sot Online)