
Lexoni edhe:
Për kënd thotë Heidi: Njëri është i zemrës tjetri mik i mirë!
Për herë të parë në Kosovë u shfaq opera e parë kosovare "Goca e Kaçanikut" me kompozitor Rauf Dhomin, produksion i Operës së Kosovës në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Nën regjinë e mjeshtrit të madh Nikolin Gurakuqi, kasti i shkëlqyeshëm, kori, orkestra, balerinët dhe i gjithë ekipi ofruan një shfaqje të mrekullueshme.
Për kënd thotë Heidi: Njëri është i zemrës tjetri mik i mirë!Lexoni edhe:
Sopranoja Adelina Paloja dhe tenori Ismet Vejseli sollën në jetë Pafikën dhe Trimorin, ndërsa Hektor Leka dhe Besiana Mehmedi portretizuan Plakun dhe Plakën. Në role të tjera u prezantuan Harris Bajraktari si Rusbashi, Hekuran Bllaca si Fiqali, dhe Etrit Nura si Agjenti.
Me këtë rast artistja Besiana Mehmedi ka shkruar: "Maestro Nikolin Gurakuqi treguat dhe njëherë që ju jeni profesionisti pakopromis në raport me vlerat! Ju jeni vet emri i regjisë operistike shqiptare e tashmë edhe nismës së asaj kosovare! Jam e lumtur që isha studente e juaja dhe pas 20 vitesh më rikthyet të njejtat emocione dhe ndjesi gjatë tërë procesit të punës!
Përjetësisht falenderuese".
(Kosova Sot Online)