Muzeu Historik në Tiranë mbyllet për 4 vjet, kjo është arsyeja
Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë ka njoftuar se nga data 15.03.2024 do të mbyllet për 4 vjet me radhë për publikun, përcjell “Kosova Sot Online”.
Mbyllja e këtij muzeu bëhet për shkak të restaurimit, i cili pritet të zgjasë deri në mars të 2028-ës.
“Në kuadër të zbatimit të projektit ‘Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë’, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 mars 2024 deri më datë 15 mars 2028”- thuhet në njoftimin e muzeut në Facebook.
(Kosova Sot Online)