Alban Jashari: Unë jam idhëtar i interpretimit live dhe jam i lumtur me vetvetën që nuk i përkas këngëtarve të playback-ut

  • A.P /
  • 09 March 2024 - 13:12
Alban Jashari: Unë jam idhëtar i interpretimit live dhe jam i lumtur me vetvetën që nuk i përkas këngëtarve të playback-ut

Intervistë me këngëtarin Alban Jashari

Alban Jashari është ndër këngëtarët më të njohur të estradës koosvare. Ai është themelues i grupit muzikor Harmonia nga Prishtina, ka një vokal të pastër dhe njihet si këngëtar dinamik që sjellë atmosferë dhe energji pozitive gjatë performancave live.

Ndër vite, ka publikuar një sërë këngësh disa prej të cilave janë: "Do të jesh e imja", "E përsosur", "Bija ime", "Hajde në atdhe", "Asaj"etj.

Ka lindur në në Prishtinë ku jeton dhe vepron.

Në një intervistë të realizuar për gazetën "Kosova Sot" ai përgjigjet në shumë pyetje rreth jetës, karrierës dhe aktualitetit, të cilat ju ftoj t'i lexoni në vijim...

Image

"Kosova Sot": Nga ky pozicion ku je sot, si i kujton fillimet e tua të para në rrugën e muzikës, njerëzit që të mbështetën, ata që ta kthyen shpinën.Ata që besuan në talentin e Albanit si këngëtar me potencial/Çfarë ke për të thënë dhe për t'ju thënë sot?

Alban Jashari: Më ke rikthyer shumë vite prapa, kur unë kam filluar rrugën e muzikës krejt rastësisht, kur kam marr pjesë për dëshirë me rastin e organizimit të festave në shkollë, si nxënës i klasës VII - VIII aty, dhe nga atëherë ka fillu me të hulumtojë dhe ta dua më shumë muzikën, i kam dëgjuar shumë këngëtarë të asaj kohe dhe gradualisht e kuptova që po më pëlqen të merrem me këtë punë. Në shkollën e mesme kam filluar ta marr muzikën më seriozisht, duke qenë prezent në ndeja të ndryshme, në ditëlindjet e shoqërisë. Derisa në mënyrë profesionale janë vitet e pasluftës, ku tash bëhen më shumë se 18 vite që unë punoj dhe jetoj prej muzikës.

"Kosova Sot": Projekti i fundit muzikor që keni publikuar është "Asaj", sa jeni ndarë i kënaqur me realizimin e këngës në tërësi/A është kjo këngë dedikim apo thjesht të ka pëlqyer mesazhi i saj?

Alban Jashari: Duke marrë për bazë njeriun që e ka punu këtë këngë: Avni Qailin, e kam shumë mik, viteve të fundit jemi dakorduar që të punojmë bashkë ku i kam tri këngë nga Avniu si edhe kënga "Asaj". Të cilën në momentin që ma ka prezantuar si demo e cila fillimisht ishte bërë për një koleg, i cili e kishte refuzuar për shkak të bashkëshortes së tij, e që ndoshta është pak qesharake, nuk ka marr guximin ta këndoj. Pas e dëgjova demon mua më ka pëlqyer, nuk është personale e imja por që Avniu e ka trajtuar si temë dhe ka dalur kjo finalja që e kemi të realizuar sot.

Image

"Kosova Sot": Ndër vite keni realizuar këngë si: "Mos ki dert", "E përsosur", "Bija ime", "Hajde në atdhe", etj., por cila mbetet kënga më e dashur për ty që më ëndje i këndon?

Alban Jashari: Faktikisht se e bëre një listë të këngëve të mia por te "E përsosur" jam autor i këngës unë me tekst të Arsim Bunjakut, e cila ka qenë e punuar për një festival që është mbajtur në Tiranë, ku ishte një "Festival i muzikës moderne popullore shqiptare", në kuadër të Top Channel, nuk ka pas karakter garues festivali. Me këtë rast jam ndier mirë kur mediat kanë shkruar se "E përsosur" ka hyrë ndër top 10 këngët më të mira të festivalit gjatë tri netëve të festivalit.

Image

"Kosova Sot": Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje për të cilën edhe sot ke nostalgji nga vendlindja?

Alban Jashari: Po më kthen vërtetë në nostalgji. Pasi edhe pse kam lindur në Prishtinë, unë një kohë bukur të mirë të fëmijërisë time e kam kaluar në fshatin Strofc - Komuna e Vushtrisë. Atje një pjesë të bukur e kam kaluar me djemë dhe vajza të axhës dhe me të gjithë njerëzit që jemi rrethuar aty. Ndërkohë mund të them se këta telefonat sot që fëmijët nga klasa e pestë e deri në Universitet i kanë tërë ditën në dorë, fatmirësisht ne nuk jemi marr atëherë pai ne kemi krijuar lojëra vetë prandaj kënaqësi që e kam jetuar kohën atëherë pa telefon mobil.

Image

"Kosova Sot": A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Alban Jashari: E kam refuzuar një këngë, nuk po ia përmend emrin sepse është shumë i njohur. Që unë ia kam bërë një demo në vitin 2007/2008 bëhet fjalë. Më kishte shkruajtur një tekst që unë mendoj se e ka pasur në sirtar dhe në momentin që e kam lexuar para tij më ka ardhur për të qeshur duke menduar se ai është shumë i mirë në shkrimet e tij dhe kur më ofroj atë tekst e pa reagimin tim. I thashë më fal vëlla, sikur mos me shkru ti këtë tekst, kështu që mbeti. Edhe pse sot pijmë kafe ende bashkëpunimin me të nuk e kam por mendoj ta rikthej edhe pse atëherë ka qenë shumë qesharake tekstin që ma ka ofruar e që e kam refuzuar në start.

Image

"Kosova Sot": Cili është opinioni juaj për muzikën playback duke ju referuar një statusi: A thu kur ka me na ardh marre për organizimin e muzikës playback?

Alban Jashari: Unë jam një prej njerëzve që pa më munduar diqka shumë nuk shpërthej në rrjetet sociale. Duke marr parasysh që statusi të cilit ju referohesh ti, bëhet fjalë për datat e rëndësishme të këtij vendi, në këtë rast për një familje që ka sakrifiku shumë, që ne sot po e relaizojmë edhe këtë intervistë. Jeta në përgjithësi në Kosovë, zhvillohet sot e atë ditë me historinë e kësaj familje. Derisa sot të organizohet ceremoni në Parlamentin e Kosovës me dy këngëtarë si Ilir Shaqiri dhe Shkurte Fejza që janë yje dhe janë për lakmi. Në këtë rast po flas për organizatorër dhe jo për kolegët. Kushdo qoftë që e ka marrë këtë barrë për ta organizuar ka qenë një amaator i lodhur që nuk është marr kurrë me muzikë dhe vetëm i ka ftuar Ilirin dhe Shkurten, edhe pse ata i ka munduar kjo gjë, ata kanë dalur ta kryejnë punën e tyre palyback. Kur ne kemi instrumentistë dhe muzikantë të jashtëzakonshëm, nuk po them të gjithë instrumentistët e Filharmonisë të merren por disa prej tyre të vendosen në vendet e deputetëve vetëm për ato dy këngë kishte qenë diqka madhështore. Pasi si Ilir Shaqiri edhe Shkurte Fejza janë njerëz që e zotërojnë interpretimin live dhe imagjino çfarë komponente e bukur do të ishte me Filharmoninë e Kosovër për ato dy këngë të jashtëzakonshme "Mora fjalë" dhe "Sërish vjen marsi". Unë do të doja që as kryetarin e Kuvendit mos ta shihja në momentin kur do të kishin dalur për të kënduar Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri derisa në ulëset e depuetëve anëtarët e Filharmonisë së Kosovës për ta shijuar interpretimin live dy veprave të mëdha. E kur kishte përfunduar pjesa e ceremonisë atëherë ata t'i zinin sërish pozitat që disa i meritojnë e disa jo.

Image

"Kosova Sot": Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Alban Jashari: Unë jam idhëtar i interpretimit live dhe jam i lumtur me vetvetën që nuk i përkas këngëtareve të playback-ut. Kështu që viteve të fundit po jetojmë në shou biz dhe po duhet ta bëjmë një lloj kordinimi mes asaj që po shihet dhe po interpretohet. Ok jam deri në një masë të caktuar që dikush të provokoj duke theksuar diqka të bukur kryesisht nga gjinia femërore por të them të drejtën jam kritik i madh që disa prej këngëve dhe videoklipeve nuk guxojmë edhe në shtëpitë tona në praninë e fëmijëve ti lëshojmë. Ka vite që muzikën në përgjithësi e dëgjoj nga youtube dhe radio pasi televizion nuk shikoj.

Image

"Kosova Sot": Me cilin këngëtar/e nga estarda do të preferoje ta realizoje një duet?

Alban Jashari: Unë që 10 vite e më tepër kam pasur një bashkëpunim me shumë kolegë të nderuar, po ta përmend listën është bukur e gjatë, kam respekt për secilin. Gjithmonë bashkëpunimet kanë ndodhur për fundvit kur realizohen këto projektet e Vitit të Ri. Por ndoshta ja vlen të cekët si projekt individual është kënga "Hajde në atdhe" me Miranda Hashanin për të cilën Avni Qaili e ka dhënë idenë. E natyrisht se dhe Miranda e ka pranu bashkëpunimin me dëshirë.

Image

"Kosova Sot": Vitin e kaluar u realizua edicioni i parë i Festivalit të Këngës në RTK, a e ka në plan Albani t'i futet garës "festivaleske" apo do vijosh si solo artist pa u ndikuar nga ethet e garës?

Alban Jashari: Ndër vite është diskutuar për rikthimin e "Akordeve të Kosovës", në bisedë e sipër me disa prej muzikantëve që janë profesionistë duke përfshirë emra si: Valton Beqiri dhe Ylber Asllanaj i kam pyetur se pse nuk e merrni barrën për rikthimin e Akordeve si festival dhe përgjigja e tyre ka qenë se jetojmë në një vend të varfër ekonomikisht edhe pse planin e kemi pasur në letër të detajuar për rikthimin e festivalit por nga drejtoria dhe ministria respektive na kanë thënë se nuk kanë fonde të mjaftueshme. Unë jam idhtar i festivalit andaj këtë vit qëllimisht e ka përcjellur nga këndi i shikuesit pasi ishte edicioni i parë. Derisa këtë vit kam disa ide megjithatë mbetet për tu parë pasi interesimin e kam për të marr pjesë.

Blic pyetje:

Këngëtarja më e popullarizuar e muzikës popullore: Shkurte Fejza, Remzie Osmani apo Shyhrete Behluli?

Alban Jashari: Ti i përmende tre emra që kanë vite në skenë me këngët e të cilave jemi rritur. Por pasi është si temë aktuale e fundit po themi e madhja Shkurte Fejza .

Diva e muzikës shqipe: Adelina Ismaili, Aurela Gaçe apo Dafina Zeqiri?

Alban Jashari: Të trijat i respektoj, me njëren nga to nuk njihem personalisht derisa me dy të tjerat po. Por unë mendoj se Kosova e ka vetëm një divë të muzikë shqiptare, e ajo ishte Nexhmije Pagarusha.

Këngëtari më i mirë sipas teje: Sinan Vllasaliu, Sabri Fejzullahu apo Ilir Shaqiri?

Alban Jashari: Buzëqesh, pse bre Armend po i bën këto pyetje spec. Nuk po e them se njihem me ta personalisht por por secili prej tyre është i jashtëzakonshëm gjithmonë duke iu referuar interpretimit live, tani nëse i marrim si rryma muzikore tre emrat që i përmende janë të mrekullueshëm.

Kryeministri më i mirë që ka pasur dhe Kosova: Hashim Thaçi, Albin Kurti apo Ramush Haradinaj?

Alban Jashari: Në këtë rast unë dhe politika jemi shumë larg, pasi në 5 vitet e fundit as lajmet nuk i dëgjoj.

Politikanja më e shquar shqiptare: Kaqusha Jashari, Edita Tahiri apo Vjosa Osmani?

Alban Jashari: Po e zgjedh Vjosa Osmanin edhe pse Kaqusha Jashari ka dhënë shumë kontribut në kohën e okupimit dhe është ndër femrat e para politikane, pastaj vjen e Edita Tahiri që është shquar poashtu në politikë në delegacionet e jashtme por presidenten aktuale Vjosa Osmani lum Kosova që e ka.

Reperi më i mire shqiptar: Unnikatil, Getoar Selimi apo Mc Kresha?

Alban Jashari: Nuk është se e dëgjoj muzikën rep por në këtë rast Getoar Selimi është i shkëlqyer por as Mc Kresha nuk e lëshon rrugën.

Image

"Kosova Sot": Sipas jush, ku është muzika shqipe sot, a jeni e kënaqur me standartin aktual apo duhet ndryshime urgjente?

Alban Jashari: Mendoj se sot në përgjithësi po punohen këngë që po janë afatshkurtëfra sezonale por ka dhe artistike që nuk ta dëgjon askush. Prandaj duhet ndryshime dhe kritere për të nxjerr diqka të bukur që mbetet në skenë për një kohë të gjatë si shembull këngët që janë publikuar para se të lind unë janë kënduar e stërkënduaar nga shumë kolegë që nuk i del asnjëherë moda e sot në kohën e tenologjisë është problem të bësh diqka produktive.

Image

"Kosova Sot": A do të presim nga Albani ndonjë këngë apo duet të ri gjatë muajve në vijim?

Alban Jashari: Aktualisht jam duke punuar në dy këngë dhe që nesër do të shkoj ta realizoj pjesën e demos me shumë detaje nuk po jap pasi kur të vjen momenti një ndër të parët që do të informohet do të jesh dhe ti.

Image

"Kosova Sot": Cila është motoja që përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë dhe jetën në përgjithësi?

Alban Jashari: Motoja ime për jetën është: Ta duam njëri-tjetrin dhe të kemi më shumë respekt dhe paqe.

Intervistoi: Armend Preteni

Image


(Kosova Sot Online)