Adelina Ismaili: Histeri kolektive çfarë po lexoj kundër prof.Enver Petrovci këto 24 orët e fundit

  • A.P /
  • 26 March 2024 - 22:36
Adelina Ismaili: Histeri kolektive çfarë po lexoj kundër prof.Enver Petrovci këto 24 orët e fundit

Pasi deklarata e aktorit të njohur Enver Petrovcit në emisionin "Show i së premtës" me  Adelina Ismailin se "Këta tjerët i ka lindë koha i ka bërë lufta. Këta kurgjo nuk kishin qenë po mos të kishin qenë në luftë. Shumica prej tyre. Kishin qenë do msusa do budigarda", ka marr kritika nga një pjesë e opinionit publik pasi  u pa si nënçmim ndaj  komandantëve të UÇK’së, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

{

}

 

Në mbrojtje ndaj linçimit publik të Petrovcit, ka reaguar autorja e emisionit "Show i së premtës"  artistja e njohur Adelina Ismaili.

Përmes një postimi ajo e ka cilësuar të frikshëm linçimin publik që po i bëhët prof. Enver Petrovcit vetëm pse deklaroi se "Udhëheqësit e UÇK-së i ka krijuar koha", shkruan gazeta “Kosova Sot Online”

"Edhe Enver Hoxhën e ka krijuar koha. Edhe Charles de Gaulle-in e ka kriju koha. Histeri kolektive çfarë po lexoj kundër prof. Petrovci këto 24 orët e fundit. Nëse një artist nuk guxon të vlerësojë se një politikan është më artistik sesa tjetri,
sa guxojmë të flasim ne tjerët?", ka shkuar Ismaili.

 

Postimi i plotë: 


| frikshëm linçimi publik që po i bëhët prof. Enver Petrovcit vetëm pse deklaroi se "Udhëheqësit e UÇK-së i ka krijuar koha". Edhe Enver Hoxhën e ka krijuar koha. Edhe Charles de Gaulle-in e ka kriju koha. Histeri kolektive çfarë po lexoj kundër prof. Petrovci këto 24 orët e fundit. Nëse një artist nuk guxon të vlerësojë se një politikan është më artistik sesa tjetri,
sa guxojmë të flasim ne tjerët?

Image

(Kosova Sot Online)