
Lexoni edhe:
Kush do të jetë finalisti i dytë i 'Big Brother Albania VIP 3': Meritoni apo Juli?
Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar “Docs Barcelona”, “Adelina”, dokumentari i ri me skenar e regji të Aurela Berilës, dedikuar artistës Adelina Ismaili, ka shënuar mega sukses në skenën ndërkombëtare duke u shpërblyer me tre çmime të rëndësishme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kush do të jetë finalisti i dytë i 'Big Brother Albania VIP 3': Meritoni apo Juli?Lexoni edhe:
Dokumentari që rrëfen jetën dhe karrierën e pop-këngëtares së njohur Adelina Ismaili, ka arritur të marrë gjysmën nga gjashtë çmimet prestigjioze që “Docs Barcelona” ndan për projektet filmike.
Projekti, me producentin Eroll Bilibanin, i cili është edhe udhëheqës i “DokuLabit”, shkollës dhe laboratorit të “DokuFestit”, ka qenë në qendër të vëmendjes ku ka fituar “Best Project Award”, “Best Pitch Award” dhe “San Sebastian Foro Lau Haizetara Award”.
Kjo është hera e dytë që një festival prestigjioz në Spanjë, një vend që ende formalisht nuk e njeh Kosovën, vlerëson dhe e çmon lart një projekt filmik që përqendrohet në historinë e Adelina Ismailit, duke iu afruar jo vetëm karrierës së saj, por edhe ndikimit të saj kulturor dhe shoqëror.
“Docs Barcelona” këtë vit ka mbërritur në edicionin e 27-të.
Çmimet e marra nga “Adelina” në kuadër të “Industry Awards” të festivalit përbëjnë një hap konkret drejt suksesit të mëtejshëm.
Çmimi për “Projektin më të Mirë” është shpërblimi kryesor i festivalit dhe përfshin një sasi monetare prej 4,500 eurosh.
“Best Pitch Award” vjen nga platforma transmetuese “HBO Max” dhe ofron 2,000 euro dhe mbështetje për zhvillimin e mëtejshëm të dokumentarit.
Si pjesë e çmimit “San Sebastian Foro Lau Haizetara Award”, “Adelina” do të garojë në forum të njëjtem në kuadër të Festivalit të 73-të në San Sebastian, që do të mbahet këtë shtator në Spanjë.
(Kosova Sot Online)