Libër i ri kushtuar Rexhep Kekës,mësuesit të ABC-së dhe plakut të urtë nga Kamenica e Kosovës

  • 20 May 2024 - 08:26
Libër i ri kushtuar Rexhep Kekës,mësuesit të ABC-së dhe plakut të urtë nga Kamenica e Kosovës

 

Autori dhe studiuesi i njohur Gjon Keka nxorri në dritë librin e ri me titull “Rexhep Keka, jeta ,vepra,kujtime,intervista)”,Prishtinë 2024, transmeton "Kosova Sot Online ".

Vepra i kushtohet një nga figurat e anës së anamorëves së Kamënicës së Kosovës dhe një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të patriotit Metush Krasniqi. Sikur edhe shkruan autori në parathënie të tij si vijon:

“Prej shumë vitesh më shtyn mendimi për ta përjetuar në një prej botimeve të mia jetën dhe veprën e babait tim Rexhep Keka, i cili, sipas rrëfimeve që vetë ai na ka treguar, ka qenë mësuesi i parë i ABC-së së gjuhës shqipe në fshat, si dhe një nga shokët e ngushtë të Metush Krasniqit.

Tashmë, pas shumë botimesh me studime që kam arritur të realizoj për figura të ndritura të kombit shqiptar, i mëkuar nga atdhedashuria e babait tim që në vogëli, i rritur dhe edukuar nga ky burrë fisnik, ashtu siç ishin edhe të gjithë paraardhësit e tij të urtë, të mençur e me vizion, vendosa të radhis në krah të tyre librin e jetës së të parëve të mi, të gjakut tim, të atit tim.

Në këtë libër kam përshkruar vendlindjen e të parëve të fisit tonë, kam folur për fshatin dhe historikun e tij, për jetën dhe punët e babait tim Rexhep Keka, si dhe kam dhënë kujtimet dhe mbresat e të afërmve tanë, njerëz të një gjaku, kushërinj e miq të ngushtë të babait dhe të mi, si dhe të familjarëve.

Njëherësh, falënderoj të gjithë ata që i dhanë mbresat e tyre të vyera në kujtim dhe respekt të babait tim. Mirësia dhe fisnikëria e tyre i dha një tjetër dimension dhe vlerë këtij libri modest, shkruar me fjalë zemre.

Ndërsa unë, biri i njeriut fisnik Rexhep Keka, i jam përjetë mirënjohës dhe borxhli Babait që më dha jo vetëm jetën, por mbi të gjitha më dha dashurinë atërore, vlerat e larta morale njerëzore, virtytin e të qenit Njeri, atdhedashurinë dhe respektin për vlerat e kombit në rreshtimin e shenjtë historik të figurave kryesore kombëtare të historisë sonë...”. Libri nga java e ardhshme mund të gjendet në rrjetin e shitjes. në duart e lexuesve.

(kosova Sot Online )