
Vdiq poeti i njohur shqiptar Agim Doçi

Poeti dhe tekstshkruesi i njohur, Agim Doçi, mjeshtëri i madh, u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare pas një hemorragjie cerebrale.
Me dekada krijimtari, poeti Doçi mbetet një emër i suksesshëm në skenën e festivaleve të këngës dhe me vargjet e tij i ka kënduar dashurisë, jetës, atdheut.
Bashkëpunimet e tij ishin të shumta me kompozitorë dhe me këngëtarë të njohur, të cilët e prezantuan Shqipërinë në skenën e Festivalit Europian të Këngës.
Fituesi i mbi 50 çmimeve, veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali dhe mbi 100 këngë për luftën e Kosovës, siç është "Marshi i UÇK-së", "A vritet pafajësia".
Agim Doçi do të mbahet mend edhe për disa libra me poezi, si "Hajde dru me pre", "Rrëzuar mbi vetminë", "Rituali i kryqëzimit"
(Kosova Sot Online)