Shkurte Fejza: Tiranë gjithmonë ke qenë në zemrën time dhe sot më pranove në zemrën tënde

  • A.P /
  • 26 June 2024 - 16:43
Shkurte Fejza: Tiranë gjithmonë ke qenë në zemrën time dhe sot më pranove në zemrën tënde

Pas koncertit jubilar në kryeqytetin shqiptar dhe vlerësimit me çmimin "Çelësi i Tiranës", artistja e njohur Shkurte Fejza ka potencuar se 19 Qershori do te mbetet gjithmonë datë e veçantë në karrieren time, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

"19 Qershori do te mbetet gjithmonë datë e veçantë në karrieren time sepse atë ditë me  një pritje të ngrohtë dhe ceremoniale Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj  duke vlerësuar e çmuar veprimtarinë time 50 vjeçare në fushën e muzikës dhe artit në përgjithësi, më vlerësoj me "Çelësin e Tiranës", ka theksuar ajo.

Postimi i plotë:

"Çelësi i Tiranës"ky çmim me shumë vlerë për mua.
Faleminderit z. Erion Velaj.
Faleminderit Tiranë.
Faleminderit Shqipëria mëmë.
19 Qershori do te mbetet gjithmonë datë e veçantë në karrieren time sepse atë ditë me  një pritje të ngrohtë dhe ceremoniale Kryebashkiaku i Tiranës z. Erion Veliaj  duke vlerësuar e çmuar veprimtarinë time 50 vjeçare në fushën e muzikës dhe artit në përgjithësi, më vlerësoj me "Çelësin e Tiranës".
Në fjalën e tij ndër të tjera tha: Ne si Bashki duke vlerësuar dhe çmuar vlerat tona bëjmë luftën më të madhe kundër antivlerave që na rrethojnë, dhe jam i lumtur që sot ia dhuroj Celësin e kryeqytetit juve që na bëni krenarë në familje, në koncerte, në stadiumet tona dhe jeni udhërrëfyesi për brezat e rinjë që edhe po i shohim çdo ditë që të duan shumë.
Mua për një moment më shkoi mendja atëherë kur kam ardhë në tokën shqiptare për herë të parë dhe ngulita vargjet në këngën time biografi ku përshkrova rrugëtimin tim të parë në tokën e bekuar në Shqiperi -Xhamadani vija vija:
Kur u nisa për Shqipëri m'ka përcjellë ai Drin i Zi,
Dhe u nisa për me ardhë por si vala e Drinit të Bardhë. 
Dhe ja tani erdha përmes valëve të Drinit të Bardhë dhe rrugës së Kombit për të sjellë në Tiranë një copë shqiptare të mbledhur për 50 vite me radhë, në Kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve.
Ky titull më nderoj mua dhe gjithë bashkpunëtorët e mi ndër vite,familjen time dhe gjith shqiptarët që ishin me mua për 50 vite karriere.
Tiranë gjithmonë ke qenë në zemrën time dhe sot më pranove në zemrën tënde, ndihem e përulur para dashurisë dhe vlerësimit tënd.

(Kosova Sot Online)