Libri i Presidentit Fatmir Sejdiu "Ora e Kosovës, Pavarësia dhe Shtetndërtimi” do të promovohet edhe para botës akademike franceze

  • s.a /
  • 08 August 2024 - 10:19
Libri i Presidentit Fatmir Sejdiu

 

I ftuar nga Lideri dhe Ambasadori për Paqe Botërore,  veprimtari i çështjes kombëtare shqiptare, Tahir Shabani, që njiherit është edhe President i Institutit dhe Miqësisë franko shqiptare me seli në Francë, ish Presidenti Fatmir Sejdiu do të ketë rastin ta bëjë promovimin e librit të tij "Ora e Kosovës, Pavarësia dhe Shtetndërtimi” edhe para botës akademike franceze . Një dakordim i tillë është arritur gjatë vizitës së fundit që zhvilloi në Kosovë ambasadori dhe lideri për paqe botërore Tahir Shabani, ku ka takuar edhe Presidentin Sejdiu. “Pata kënaqësinë ta takoj Presidentin e Republikës së Kosovës, Profesor Fatmir Sejdiu, me të cilin biseduam për çështje të ndryshme dhe veçmas për diplomacinë e kulturës. Presidentin Sejdiu e ftova që ta vizitojë Senatin e Francës dhe Parlamentin e Republikës dhe kantonit të Gjenevës. Po ashtu, u dakorduam që gjatë vizitës, të bëjë edhe promovimin e librit të tij "Ora e Kosovës, Pavarësia dhe Shtetndërtimi”. Takimet me Presidentin Sejdiu janë çdoherë të një rëndësie të veçantë, sepse temat që i trajtojmë janë të nivelit miqësor dhe akademik”, ka deklaruar Presidenti i Institutit dhe Miqësisë franko shqiptare në Francë dhe Evropë z. Tahir Shabani.

(Kosova Sot Online )