Filmi që i kushtohet artistes që theu tabu: Adelina Ismaili, prezantohet në Spanjë

  • A.P /
  • 26 September 2024 - 09:25
Filmi që i kushtohet artistes që theu tabu: Adelina Ismaili, prezantohet në Spanjë

Në forumin e festivalit të 73-të në San Sebastian, është prezantuar projekti filmik që i dedikohet karrierës artistike të divës  Adelina Ismaili,, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dokumentari që mban titullin ‘’Adelina’’ është një projekt në zhvillim e sipër, me regji dhe skenar nga Aurela Berila dhe prodhim nga Tabaka Films.

 

E pranishme në këtë ngjarje të madhe ishte edhe vet diva e muzikës shqiptare, e cila shkëlqeu si gjithmonë me paraqitjen e saj.

Filmi për synim ka trajtimin e aktivitetit artistik të Adelina Ismailit përballë kushteve shoqërore të viteve ‘90 përmes një perspektive kritike dhe feministe.

Me këtë prezantim në Spanjë, projekti ka ngjallur interesimin e distributorëve ndërkombëtar të specializuar në filmat dokumentar duke fituar çmimin HBO Max si dhe duke arritur marrëveshje me një koproducent francez, Hutong Production, për elaborimin tutje të këtij projekti shumë interesant.

Image

(Kosova Sot Online)