Besiana Mehmedi: Festivali i këngës në RTK, përpjekje e dështuar
Artistja e njohur Besiana Mehmedi, e ka cilësuar si përpjekje e dështuari Festivalin e këngës në RTK, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
"Për tre netë të festivalit të Këngës në RTK, pamë shumëçka, por vetëm muzikë nuk dëgjuam! Kishte skenografi, prezantues interesant, dirigjentë të përkushtuar me një orkestër goxha të konsoliduar, mysafirë të njohur por a pati krijime, vokale dhe tekste???", ka theksuar ajo.
Postimi i plotë:
Festivali i këngës në RTK, përpjekje e dështuar
Për tre netë të festivalit të Këngës në RTK, pamë shumëçka, por vetëm muzikë nuk dëgjuam!
Kishte skenografi, prezantues interesant, dirigjentë të përkushtuar me një orkestër goxha të konsoliduar, mysafirë të njohur por a pati krijime, vokale dhe tekste???
Për fat të keq: nga fillimi në mbarim as nuk gjetëm tekste me mesazh, as këngëtarë të njohur e as melodi që jetojnë gjatë dhe i takojnë një festivali: përjashtuar 2, 3 këngë e këngëtarë!
Ky ishte një festival “mish mash” i stileve pa përcaktim të një “fahu” dhe kritereve bazike të këngëve festivaleske ku në fund fiton “underground” këngëtari me një përmbajtje dhe tekst që nuk thoshte ama bash asgjë… dhe vetvetiu shtrohet pyetja: kujt i shërben dhe për çfarë mbahet ky festival kur i mungon esenca, pra përmbajtja, muzika, artistët dhe mesazhi!
Kësaj i thonë të hedhësh shumë para e të bësh shumë “zhurmë” për asgjë….
Nëse RTK dëshiron që të rikthen“ Akordet e Kosovës” ka dështuar sepse ai model mbetet i papërsëritshëm pavarësisht që teknologjia ka shkuar shumë përpara!
Andaj mos vallë duhet ti thërrasim mendjes e më në fund të kthehemi ngapak në identitet posaqërisht në të tilla evenimente që kanë për qëllim ngritjen dhe përforcimin e elitave muzikore!
(Kosova Sot Online)