Krujës i rikthehet në bronz Kryeministri i Shqipërisë Etnike Mustafa Merlika Kruja

  • A.P /
  • 31 October 2024 - 11:53
Krujës i rikthehet në bronz Kryeministri i Shqipërisë Etnike Mustafa Merlika Kruja

Krujës më 24 nëntor 2024 i rikthehët në bronz Kryeministri i Shqipërisë Etnike Mustafa Merlika Kruja,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kruja më 24 nëntor 2024, do të ketë një festë të madhe. Pikërisht në këtë ditë do të vëndoset busti i Kryeministrit të Shqipërisë Etnike Mustafa Merlika Kruja. Kjo bëhet nën organizimin e Shoqatës" Trojet e Arbrit ", në bashkëpunim me familjen Merlika dhe miqtë e dashamirët e saj.

Këtë festë duhet ta madhërojnë me pjesëmarrje  të gjithë shqiptarët  nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe mërgata e madhe atdhetare. Shqipëria, Dardania, Iliria, Malsia, Çameria dhe të gjithë pjesët shqiptare ku i thuhej bukës- bukë, e ujit- ujë duhet të jenë më 24 nëntor 2024, në qytetin e Krujës.

Të gjithë ata që do të marrin pjesë me vete duhet të marrin hartat e Shqipërisë Etnike dhe flamujt Kuq e Zi, ka njoftuar Nue Oroshi.

(Kosova Sot Online)