Të hënën në Pallatin e Kulturës në Tetovë vjen 'Frymë vjeshte'
Shoqata për art dhe kulturë “Konsonanca” sjellë manifestimin “Frymë vjeshte”edicioni i tretë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ky edicion sjellë operën e njohur me përmbajtje mitologjike “Orfeo dhe Euridiçe” në gjuhën italiane e përmbledhur në narracion shqip nga Avni Qahili!
Opera do të sjellë ngjarje dramatike të gërshetuara me momente dëshpërimi, vuajtje e optimizmi për të dhënë mesazhe të fuqishme të triumfit të dashurisë dhe jetës mbi urrejtjen dhe vdekjen!
Kjo shfaqje vjen si superproduksion i kohës shoqëruar me pamje dhe projeksione në mes reales dhe fantastikes punuar me mjeshtri nga regjisori i Teatrit të Operës së Shkupit, Trajko Jordanovski!
Skenografia: Albulena Shyti!
Kjo temë e dashurisë dhe urrejtjes, vuajtjes dhe gëzimit vjen përmes roleve të Orfeut që e interpreton Besiana Mehmedi- mezosoprano,
Euridiçe që e interpreton Dajana Malollari- soprano dhe Amore që e interpreton Katica Mishevska, soprano! Pianist dhe realizator i projektit: Shkëlzen Baftiari!
Ju ftojmë të gjithëve në këtë shfaqje të rrallë tek ne, më datë 11 nëntor, ora 19:30 në Pallatin e Kulturës në Tetovë. Hyrja është e lirë dhe e hapur për të gjithë adhuruesit e muzikës klasike!
(Kosova Sot Online)