
Promovohet romani 'Libri i Gjakovës' i shkrimtarit Jusuf Buxhovi

Në kuadër të jublieut të 60 vjetorit të Mitingit të Poezisë, sot në Gjakovë, në ambientet e Bibliotekës së Qytetit "Ibrahim Rugova" u bë promivimi i romanit "Libri i Gjakovës" i shkrimtarit Jusuf Buxhovi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në praninë e një audotiriumi të gjërë,
Fjalën e rasti paraqiti kryetari i Klubit Letrar " Gjon Nikollë Kazazi" Muharrem Kurti si dhe drejtori i Bibliotekës Engjëll I. Berisha, duke rikujtuar se Jusuf Buxhovi është njëri nga themeluesit e mitingut që nga viti 1964 dhe po ashtu personalitet që ka ndriçuar dhe ka hulumtuar letërsinë, historinë dhe dokumentimin e këtij populli nëpër shekuj.
Agim Byci, në një studim sintetik paraqiti mendimin për librin, me konstatimin se “Libri i Gjakovës”, është ndër romanet e para që merret me tematizimin e dijes se besimit dhe besimit si dije në rrethanat tragjike siç ishin ato me të cilat u përballua Gjakova gjatë pushtimit serb dhe malazias në vitet 1912-1915, me ç'rast besimi si dije u shfrytëzua për t'u përballua përçarja që u imponua nga pushtuesit. Byci theksoi se ky libër shfaqet si një simbiozë e koncepteve filozofike të reinkarnuara në diskursin e sistemit të vlerave letrarare, ku fitojnë dimensionin e përsëritjes së të njëjtës.
Në fjalën e tij autori, Buxhovi, tha se, romani i tij është një metaforë e gjendjeve ekzistenciale që manifestohet në rrethanat e tragjedive kolektive ku mungesa e rezistencës kolektive zëvendësohet me veprime individuale brenda një mozaiku të shkapërderdhur që nxjerr në pah fuqinë e pafuqisë në raport me pafuqinë e fuqisë...
(Kosova Sot Online)