LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS SHËNOI 15-VJETORIN E BOTIMIT TË GAZETËS LETRARE E KULTURORE 'NACIONAL'
Veprimtaria u mbajt në sallën qendrore të Institutit Albanologjik të Prishtinës
“Në këtë manifestim, që u mbajt në sallën qendrore të Institutit Albanologjik të Prishtinës, morën pjesë qindra shkrimtarë, poetë, studiues, profesorë universiteti dhe akademikë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Diaspora”.
Nga Gani Përshnjaku, Prishtinë
Prof. dr. Shyqri Galica: “Për vite të tëra e vetmja gazetë e kësaj natyre në gjithë hapësirën shqiptare ka arritur të shpalosë çështje e probleme nga më të ndryshmet, nga ato letrare e kulturore deri tek ato aktuale politike, natyrisht, duke mos qenë apolitike në rrjedhat e saj.
Gazeta “Nacional” faktikisht ka pushtuar të gjitha trevat shqiptare dhe duke qenë e vetmja kësisoj ka paraqitur vlerat letrare të penave më të njohura deri tek ato fillestare, duke afirmuar letërsinë e kulturën tonë gjithandej, gjithsesi pa asnjë dallim të krijuesve në çfarëdo forme qoftë.”
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës shënoi këto ditë 15-vjetorin e botimit të gazetës letrare e kulturore "Nacional", që botohet në Tiranë, ndersa shpërndahet edhe në Kosovë dhe pothuajse në tërë hapësirën shqiptare.
Në këtë manifestim, që u mbajt në sallën qendrore të Institutit Albanologjik të Prishtinës, morën pjesë qindra shkrimtarë, poetë, studiues, profesorë universiteti dhe akademikë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Diaspora.
Për arritjet dhe rëndësinë e gazetës kombëtare Nacional dhe çështje të ndryshme rreth saj foli prof. dr. Shyqri Galica, kryetar i LSHK-së dhe orgasnizator i takimit.
Prof. dr. Shyqri Galica, ndër të tjera theksoi se gazeta jonë letrare e kulturore “Nacional” po mbush pesëmbëdhjetë vjet të botimit të vet, nëpër faqet e së cilës kanë paraqitur vlerat e tyre letrare, artistike, kulturore, historike, politike e të tjera, një varg shumë i gjatë i krijuesve të fushave të ndryshme, duke provokuar lexuesit me vlera të veçanta letrare dhe artisike.
Për vite të tëra e vetmja gazetë e kësaj natyre në gjithë hapësirën shqiptare ka arritur të shpalosë çështje e probleme nga më të ndryshmet, nga ato letrare e kulturore deri tek ato aktuale politike, natyrisht, duke mos qenë apolitike në rrjedhat e saj.
Gazeta “Nacional” faktikisht ka pushtuar të gjitha trevat shqiptare dhe duke qenë e vetmja kësisoj ka paraqitur vlerat letrare të penave më të njohura deri tek ato fillestare, duke afirmuar letërsinë e kulturën tonë gjithandej, gjithsesi pa asnjë dallim të krijuesve në çfarëdo forme qoftë.
Prof. Shyqri Galica tha në vazhdim se “Editori dhe themeluesi i gazetës javore “Nacional”, poeti më famë nderkombëtare, studiuesi i letërsisë dhe profesori i universitetit, dr. Mujo Buçpapaj, në mënyrë të denjë gjatë tërë kësaj kohe ka përgatitur çdo numër të gazetës me përgjegjësi dhe pa dyshim me dashuri të veçantë.
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe anëtarësia e saj janë të lidhura pothuajse me çdo botim të gazetës “Nacional”, ndaj ka dhe privilegjin për ta organizuar përurimin e saj në këtë përvjetor të rëndësishëm duke besuar se botimi i saj na ka afruar jashtëzakonisht në shumë aspekte për t’u bërë bashkë jo vetëm shpirtërisht, por edhe fizikisht, që është synim i çdo shqiptari.
Për rrjedhat e punës dhe të publikimit të gazetës "Nacional" gjatë 15-vjetëve, foli drejtori i saj, dr. Mujë Buçpapaj.
Buçpapaj tha se “Në një kohë të papërshtatshme për shtypin e shkruar, gazeta letrare dhe kulturore “Nacional” ja ka dalë prej 15 vjetësh të qendrojë në tregun shqiptar dhe rajonal falë një politike editoriale të qartë dhe gjithëpërfshirëse, si dhe idealizmit të stafit të saj. Duke vijuar në kohë moderne, një traditë të shtypit kombëtar të kulturës, letërsia shqiptare, kultura dhe çështja shqiptare kanë qënë për redaksinë qendrore në Tiranë dhe ato rajonale, jo vetëm obligim, por edhe frymëzim në punën tonë si profesionistë të fushës.
E themeluar 15 vjet më parë nga një grup shkrimtarësh, artistësh, studiuesish, përkthyesish dhe albanologësh të shquar në vend dhe jashtë tij, gazeta javore “Nacional”, ka hyrë me modesti në historinë e shtypit shqiptar në përgjithësi dhe atë kulturor në veçanti, me individualitetin e saj, me shpresat dhe ndijimet e saj për kombin tonë, për trashëgiminë kulturore, bashkimin kombëtar dhe të ardhmen.
Gazeta Nacional, tha Mujë Buçpapaj, lufton për forcimin e faktorit shqiptar në Ballkan, forcimin e identitetit tonë kombëtar, duke e parë letërsinë shqiptare si një njësi unike kombëtare, ashtu siç jemi me të vertetë një komb një, gjuhë, një kulturë dhe një letërsi.
Dr. Mujë Buçpapaj, falenderoi të pranishmit e shumtë në sallë, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët e gazetës “Nacional” në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Presheveës, në Europë dhe SHBA, gazetarë, shkrimtarë, përkthyes, studiues të shquar dhe albanologë në rajon dhe në botë, artistë, shkenctarë, kërkues shkencorë etj, të cilët kanë bashkëpunuar me “Nacionalin” falas, me idealizëm dhe atdhetari, me dashuri ndaj fjalës shqipe, gjuhës së saj dhe letërsisë.
Mujë Buçpapaj falenderoi posaçërisht lexuesit e gazetës letrare Nacional në rajon dhe në botë duke i konsideruar si pjesë të redaksisë prej themelimit të saj dhe në vazhdim si dhe redaksitë rajonale në qytete kryesore në SHBA dhe Europë dhe bashkëpunëtorët në disa universitete dhe qendra kërkimore shqiptare dhe të huaja. Falenderoi kryeredaktorin e Nacional per Kosovën, gazetarin dhe përkthyesin Gani Tërshnjaku.
Falenderoj me mirënjohje organzotorin e këtij manifestimi jubilar të gazetës Nacional, kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Kosovës, prof. dr. Shyqri Galica, një shkrimtar dhe studiues i shquar i letërsisë.
Oratorët që morën fjalën, poetë, shrkimtarë, studiues, akademikë dhe profesorë universiteti, falenderuan gazetën Nacional, stafin e saj botuesin, dr. Mujë Buçpapaj për rolin e gazetës për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës si dhe bashkimin kombëtar.
Ata theksuan se gazeta javore, letrare dhe kulturore Nacional është një media me ndikim në hapsirat shqiptare dhe në botë, është një institucion elitar dhe akademik që mban gjallë ndjenjat kombëtare shqiptare, me moton “ Pavarësi, demokraci dhe bashkim kombëtar, në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Përshendetën në manifestim, shkrimtari i mirënjohur Jusuf Buxhovi, shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë prof. dr. Prend Buzhala, studiuesi Prof. dr. Avni Presheva , poeti dhe studiuesi Prof. Dr. Milazim Krasniqi, shkrimtari dhe botuesi mirënjohur Nazmi Rrahmani, poeti i njohur Shefik Shkodra, prof. dr. Ukë Buçpapaj, përkthyes i njohur, poeti Agim Desku, poetesha e njohur Kismete Hyseni, shkrimtari dhe studiuesi Izet Avdyli poeti i njohur Burhan Hoti, studiues i historisë Sabri Maxhuni Novosela, shkrimtari Nuhi Veseli, shkrimtari Rrahim Sadiku, prof. dr. Zymer, Neziri studiues i shquar, poetesha dhe studiuesja e letërsisë Migena Arllati, gazetari i njohur dhe moderatori Tomorr Avdia, studiuesi i UÇK-së Afrim Mustafa,
Kryeredakroi i gazetës Nacional për Kosovën Gani Tërshnjaku et, Takimi u mbyll në një atmosferë të përzemert dhe vëllazërore.
Manifetsimin e përcollën disa nga televizionet kryesore të Kosovës si RTK, Tv Dukagjini, A2 CNN Kosova, Tv 21, etj, po kështu edhe disa nga portalet më të njohura në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi si dhe mediat e Tiranës si A2 CNN, RTV Nacional, RTSH etj.
(Kosova Sot Online)