Një çmim i paharrueshëm letrar i ndarë nga Dr. Ibrahim Rugova
Në dhjetor të vitit 1991, trilogjia "Prapë vdekja", një nga veprat më të rëndësishme në prozën e Kosovës, u nderua me çmimin vjetor të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë të vitit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ky çmim ka një rëndësi të veçantë pasi u parafua nga kryetari i atëhershëm i Shoqatës së Shkrimtarëve, Ibrahim Rugova, që në atë periudhë, së bashku me shkrimtarët dhe intelektualët e njohur, kishte marrë përsipër drejtimin e lëvizjes kombëtare.
Kjo lëvizje do të kishte një ndikim të madh në zhvillimet historike, duke i dhënë shtysë procesit të shtetndërtimit të Kosovës. Çmimi i dhënë për këtë trilogji thekson rëndësinë e saj jo vetëm në fushën e letërsisë, por edhe në kontekstin më të gjerë të angazhimit kombëtar dhe shoqëror të shkrimtarëve të Kosovës në periudhën e ndryshimeve të mëdha politike, ka theksuar studiuesi Jusuf Buxhovi.
(Kosova Sot Online)