'Vitet e Gjermanisë' nga Jusuf Buxhovi zyrtarisht promovohet të hënën

  • A.P /
  • 20 December 2024 - 08:47
'Vitet e Gjermanisë' nga Jusuf Buxhovi zyrtarisht promovohet të hënën

Promovimi i librit "VITET E GJERMANISË" nga autor Jusuf Buxhovi do të mbahet të hënën, më 23 dhjetor 2024, në orën 11:00, në ambientet e Muzeut "Shtëpia e Pavarësisë Ibrahim Rugova" në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky libër përshkruan periudhat dhe ngjarjet kyçe lidhur me historinë dhe marrëdhëniet e Kosovës dhe Gjermanisë.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njohin më tepër për këtë vepër, e cila paraqet një pasqyrë të rëndësishme të zhvillimeve dhe ndikimit të Gjermanisë në rajon.

Të gjithë interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë në këtë ngjarje promovuese.

(Kosova Sot Online)