Sot mbushen pesë vjet nga vdekja e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmie Pagarusha

  • A.P /
  • 07 February 2025 - 08:28
Sot mbushen pesë vjet nga vdekja e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmie Pagarusha

Sot mbushen pesë vjet nga vdekja e këngëtares Nexhmie Pagarusha, e njohur si Bilbili i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E lindur në maj 1933 në Malishevë, Nexhmie Pagarusha kishte filluar karrierën muzikore në vitin 1948 në Radio Prishtinë. Më 1984 ajo përmbylli karrierën si këngëtare.

Image

Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e saj të pakufishëm.

Përveç këngëtare, ajo ishte edhe aktore filmi e teatri.

Për vlerat e punës ajo është nderuar me çmimin “Nderi i Kombit” nga presidenca e Shqipërisë, ndërsa presidenca e Kosovës i ndau çmimin “Artiste e Merituar”.

Nexhmije Pagarusha vdiq në moshën 86-vjeçare. Ajo la pas vetes pesë albume e 88 këngë, prej tyre më të njohurat “Baresha” dhe “Zambaku i Prizrenit”.

Këngëtarja do të mbahet mend si model referimi për brezat e rinj të artistëve, një yll i pashuar i muzikës shqiptare.


(Kosova Sot Online)