
Gjimnazi në Lipjan, në gjendje të rëndë

OJQ "YAHR" që shtrinë aktivitetin në Lipjan shpreh shqetësim për gjendjen teknike te objektit te gjimnazit “Ulpiana”, i cili sipas tyre, prej më shumë se dy vitesh nuk po i plotëson as kushtet minimale për procesin mësimor.
“YAHR-i ka pranuar një varg ankesash nga prindërit e nxënësve rreth kësaj çështje përderisa komuna prej vitesh nuk i kishte shqyrtuar ankesat e tyre për renovimin e këtij objekti”, thuhet në komunikatën e tyre, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Nyejt sanitare në këtë objekt të shkollës, sipas YAHR, janë në gjendje shumë të keqe gjë që nxënësit mund të pasojnë ndonjë epidemi përderisa rrjeti i kanalizimit dhe i ujësjellësit është i dëmtuar andaj era e keqe e ka përfshirë e gjithë objektin shkollor.
“Të gjithë e dinë se objekti i ri i dedikuat për këtë gjimnaz ishte nisur tash e 6 vjet nuk po finalizohet, mirëpo komuna nuk po arrijnë t’i bëjë presion kësaj ministrie”, përfundon YAHR.
(Kosova Sot)