Komuna e Prishtinës: Nesër testohet alarmi

  • 05 August 2016 - 21:17
Komuna e Prishtinës: Nesër testohet alarmi

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër në ora 12:00 do të bëhet testimi i sistemit të alarmit.

Përmes një njoftimi për media, është bërë e ditur se testimi do të realizohet në heshtje dhe nuk do të prodhojë tinguj të alarmit sikur në muajt e kaluar.

Deri sa, testimet me tingull do të realizohen çdo tre muaj, prandaj në shtator sistemi i alarmimit do të testohet me tingull.

Kësaj radhe shenja e testimit në heshtje do të jetë tingull i njëtrajtshëm sirene, në kohë zgjatje prej 30 sekondave.

(Kosova Sot)