Rilindje Urbane edhe për gjimnazin ‘Qemal Stafa’, Rama: Ka dhënë kontribut të madh në arsim

  • 21 August 2016 - 18:08
Rilindje Urbane edhe për gjimnazin ‘Qemal Stafa’, Rama: Ka dhënë kontribut të madh në arsim

Kryeministri Edi Rama, siç e ka bërë zakon kohët e fundit, ku ka publikuar në profilin e tij në Facebook investimet që janë bërë në shkollat në Shqipëri, këtë herë ka zgjedhur shkollën ‘Qemal Stafa’ në Tiranë për të treguar ndryshimet që janë bërë falë ndërhyrjes së Qeverisë së tij.

Duke publikuar disa foto nga gjimnazi i rikonstruktuar, Rama shkruan se më në fund nxënësit dhe mësuesit shembullor të kësaj shkolle do të ketë një godinë të re.

(Kosova Sot)