Dhunohet pa mëshirë foshnja 11 muajshe
Pasi rrëmbehet nga shtrati i së ëmës
U gjend pa vetëdije në shkurre, me rroba të shqyera dhe me shenja të thonjve
Foshnja 11 muajshe ishte gjetur në një xhungël, aty afër. Rrobat i kishte të shqyera dhe në tërë trupin kishte gërvishtje të shkaktuara nga thonjtë, nga ku i dilte gjak. I ati i vajzës ka një ndjenjë të madhe të fajit, meqë e qorton veten pse nuk kishte mundur ta mbronte të bijën
Një nënë tregon sesi bebja e saj 11 muajshe i ishte rrëmbyer tinëz nga shtrati në mes të natës dhe i ishte dhunuar për dy orë, para se të gjendej pa vetëdije në shkurre, me rroba të shqyera dhe me shenja të thonjve në tërë trupin, e mbuluar me gjak. Nëna 25- vjeçare kishte bërtitur si zana kur kishte parë se ia kishin marrë foshnjën.
“Më doli gjumi dhe pash se bebja nuk ishte aty. Fillova që të bërtisja dhe të kërkoja ndihmë”, shkruan sot gazeta Kosova Sot.
Familja jetonte nën tendë
Ajo thotë se pas kërkimeve prej rreth 30 minutash, policia e gjeti vajzën, emri i së cilës nuk mund të publikohet, për shkaqe ligjore. Ajo thotë se ka frikë që tani vajza e saj do të ketë pasoja afatgjata shëndetësore. Në shtratin nën tendë, ku u rrëmbye bebja, përpos nënës së bebes dhe bebes, flinte edhe i ati i saj dhe djali i tyre 4- vjeçar. Kjo familje jetonte nën tendë, meqë burri punonte në ndërtimtari, aty afër dhe nuk kishin mjaft para për ta paguar ndonjë banesë me qira. Gruaja tregon se ata ishin mësuar duke fjetur kështu dhe nuk ia kishte marrë mendja se do t’iu ndodhte diçka e keqe, sidomos duke u nisur nga fakti se askujt nuk i kishin bërë gjë dhe ishin duke punuar sikur ka thënë Zoti, pa pasur problem me askënd.
“Jemi tepër të tronditur”
Foshnja 11 muajshe ishte gjetur në një xhungël, aty afër. Rrobat i kishte të shqyera dhe në tërë trupin kishte gërvishtje të shkaktuara nga thonjtë, nga ku i dilte gjak. I ati i vajzës ka një ndjenjë të madhe të fajit, meqë e qorton veten pse nuk kishte mundur ta mbronte të bijën. Ai shpreson vetëm që Zoti do t’i dënojë ata që ia bënë këtë vajzës së tij.
‘Nuk duam më që të rrimë këtu. Do të shkojmë gjetiu, por për momentin nuk mund të marrim asnjë vendim. Jemi tepër të tronditur”, thotë ai.
Pushpendra Kumar, zyrtar lokal i policisë, thotë se, në lidhje me këtë rast është arrestuar një njeri. Thuhet se Vijay Singh, 42 vjeç, ka pranuar ta kishte rrëmbyer vajzën dhe ta kishte dhunuar atë për gati dy orë në një shkurre.
(Kosova Sot)